LAJMI I FUNDIT:

Përplasje për statusin e veteranit të UÇPMB-së, Musliu: Ata që dolën në protestë janë profitera (Video)

Përplasje për statusin e veteranit të UÇPMB-së, Musliu: Ata që dolën në protestë janë profitera (Video)

Kundërthënie mes ish-ushtarëve të UÇPMB-së të cilët protestuan dje për të marrë statusin e veteranit të luftës. Derisa ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu thotë se ata që protestuan janë vetëm profitera, Kryetari i OVL-së në Bujanoc thotë se ata që kanë aplikuar janë pajisur me statusin e veteranit.

Të martën para Qeverisë së Kosovës protestuan disa ish-ushtarë të UÇPMB-së,  të cilëve nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës. Njëri nga veteranët ka thënë se fajtor për mos marrjen e këtij statusi, është ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu.

Ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk u njihet statusi i veteranit, paralajmërojnë protestë para Qeverisë (Video)
Lexo po ashtu Ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk u njihet statusi i veteranit, paralajmërojnë protestë para Qeverisë (Video)

Mirëpo, Musliu bëri të ditur se nuk nënshkruan për, siç tha ai, profitera, përderisa bëri thirrje, se kujtdo që i është mohuar statusi i veteranit duhet t’i drejtohet OVL-së në Bujanoc.


“Le të drejtohen aty ku është vendi. Sigurisht se do të pajisen me statusin e veteranit sepse nuk varet nga unë. Unë e di që jo njëqind, po janë njëmijë djem të mirë që nuk e kanë statusin e veteranit, por jo si ata profitarët që kanë dalë [në protesta]. E them haptazi se Shefket Musliu nuk jep nënshkrim për profiterat, dezertorët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shefket Musliu, përcjell Telegrafi

Në anën tjetër kryetari i OVL-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu, thotë se ata që i janë drejtuar OVL-së kanë marrë statusin e veteranit. Ai shtoi  se ka raste që kanë tentuar të bëjnë keqpërdorime më këto statuse.

“Si organizatë veprojmë në Bujanoc. Çdokush që ka sjellë dokument, ka aplikuar te organizata e Veteranëve të Luftës është i pajisur me statusin e veteranit. Në atë dokument shihet edhe nënshkrimi i Kryetarit të OVL-së dhe Komandantit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Të gjithë ata që janë munduar që përmes mënyrave tjera të marrin statusin e veteranit, kanë dështuar”, tha Bejtullahu.

Në protestën e së martës u tha se janë mbi 100 ish- ushtarë që nuk po i njihet statusi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori