LAJMI I FUNDIT:

D+ përkrah KGJK-në: Komunikimet ex-parte të papranueshme

D+ përkrah KGJK-në: Komunikimet ex-parte të papranueshme

Ndalesa e hyrjes së avokatëve në zyrat e gjykatësve është reformë e domosdoshme për ta ndaluar komunikimin ex-parte që përbënë komunikim të gjyqtarit me një palë pa praninë e palëve të tjera kundërshtare.

D+ e mbështet iniciativën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për urdhëresën e lëshuar me datën 8 gusht 2018, dhe e përshëndet rekomandimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që gjykatat e tjera të ndërmarrin të njëjtat masa.

“Megjithatë, urdhëresa e lëshuar nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit do të duhej të specifikohet sepse në mënyrën siç është shkruar mund të nënkuptohet që avokatëve ju ndalohet hyrja në objekt të gjykatës, gjë që është në kundërshtim me parimin e qasjes në institucione të drejtësisë. Por, është praktikë e papranueshme që avokatët të hyjnë në zyrat e gjyqtarëve pa ftesë dhe të kenë mundësi të pabarabartë të ndikojnë tek gjykatësi në vendimin përfundimtar”, thuhet në njoftimin e D+.


Më tej thuhet se pas sondazhit me palët dhe avokatët, ka qenë në fakt rekomandim i D+ që gjykatat të gjejnë një mënyrë më të mirë të menaxhimit të vizitave nga avokatët të cilët pa leje hyjnë në zyrat e gjyqtarëve dhe kërkojnë informacione mbi rastet e tyre, kjo për ta evituar komunikimin ex parte në mes të këtyre të fundit dhe gjykatësve.

“Të gjeturat e studimit të D+ mbi cilësinë e shërbimeve të gjykatave themelore të Kosovës sipas vlerësimit të avokatëve, del se një numër i konsiderueshëm i rasteve ndikohen në mënyrë të papërshtatshme nga avokati i rastit përmes komunikimit ex parte me gjyqtarin. D+ mbështet këtë reformë dhe fton OAK që të kuptojë se është e nevojshme që të ndërmerren masa të tilla gjithmonë në funksion të drejtësisë dhe në respektim të plotë të të drejtave të avokatëve për qasje në drejtësi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori