LAJMI I FUNDIT:

Mickoski ju bashkohet protestave para Kuvendit: OBRM-PDUKM nuk jep legjitimitet për ndryshimet kushtetuese (Video)

Mickoski ju bashkohet protestave para Kuvendit: OBRM-PDUKM nuk jep legjitimitet për ndryshimet kushtetuese (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij nuk do të merr pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe nuk do t’i japin mbështetje dhe legjitimitet këtij procesi.

Ai ftoi qytetarët që të dalin në protesta kundër ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij, është e vetmja që ju ka mbetur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM dhe koalicioni nuk do të marrin pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe nuk do t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës. Jemi të bindur se kjo ndryshon identitetin, para se gjithash institucional. Për këtë qëllim po bëhet keqpërdorimi i Prokurorisë. Në referendum Zoran Zaev nuk mori mbështetje për ndryshimin e Kushtetutës dhe këtë e bën në mënyrë kriminale me kërcënime dhe keqpërdorime”.


“Deputetët votojnë nën kërcënime dhe jo me dëshirë. Amnistia, ndryshimi i Kodit Penal, paraburgimet dhe gjithë këto janë bërë që të bëhet procesi i ndryshimeve kushtetuese. Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin, pasi nuk mbështetet nga qytetarët”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai pasi përfundoi konferencën nuk lejoi që gazetarët të parashtrojnë pyetje, pasi tha se do të bashkohet në protestat para Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori