LAJMI I FUNDIT:

Sarri sjell laptopin e tij në konferencën për media për të vërtetuar se Kane ishte në pozitë jashtë loje

Sarri sjell laptopin e tij në konferencën për media për të vërtetuar se Kane ishte në pozitë jashtë loje
Momenti kur u ndal loja për përdorimin e VAR-it

Tottenham Hotspur e fitoi ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Carabao Cup me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Harry Kane, por pasi ishte një moment që vendosi ndeshjen, për golin e anglezit është duke u bërë një debat shumë i madh.


25-vjeçari shënoi nga pika e bardhë pasi gjyqtari u konsultua me teknologjinë VAR dhe akordoi penallti.

Momenti kur u ndal loja për konsultimin me VAR-in (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Por, pas ndeshjes Blutë reaguan ashpër, posaçërisht trajneri Maurizio Sarri, i cili kritikoi gjyqtarët për mos profesionalizëm. Sipas teknikut italian sulmuesi i Spurs ishte në pozitë jashtë loje para se në atë të akordohej penallti, për ta vërtetuar këtë në konferencën për media ai solli dhe një laptop, gjë që është e pazakontë në futbollin evropian.

“Kamera jonë ishte në vijë me Harry Kane dhe ai ishte në pozitë jashtë loje me kokën dhe gjunjët”, ka thënë Sarri.

“Kam parë video vetëm nga kamera jonë. Ndoshta kamera e VAR-it ishte në pozicion tjetër. Por, nga pozita jonë, ai ishte dukshëm në pozitë jashtë loje”.

Notat e lojtarëve, Tottenham 1-0 Chelsea: Hazard yll i mbrëmjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Tottenham 1-0 Chelsea: Hazard yll i mbrëmjes

“Nuk mendoj se gjyqtarët anglezë janë në gjendje të përdorin sistemin e VAR-it. Nëse nuk jeni i sigurt me sistemin, duhet të ndjekësh topin dhe në fund të aksionit të vendosësh”, ka thënë Sarri.

Ndeshja e kthimit është në Stamford Bridge më 24 janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori