LAJMI I FUNDIT:

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard: Ai është gënjeshtar dhe psikopat me probleme mendore

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard: Ai është gënjeshtar dhe psikopat me probleme mendore
Foto: Getty Images/Guliver

Jasmine Lennard është një nga ish-të dashurat e futbollistit me famë botërore, C hristiano Ronaldo.

Dyshja ishin në lidhje 10 vite më parë, teksa Jasmine Lennard u bë më e famshme falë pjesëmarrjes së saj në Big Brother.


Kjo e fundit e ka quajtur ish-të dashurin e saj “psikopat”, duke u zotuar ta ndihmojë femrën që e akuzon atë për përdhunim në vitin 2009.

Jasmine Lennard (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Përveçse e ka quajtur “psikopat” , ajo ka kërcënuar edhe se do të zbulojë “natyrën e vërtetë” të tij.

Ajo doli me ish-lojtarin e Manchester United dhe Real Madridit dhjetë vjet më parë, por zbuloi se ka komunikuar me të gjatë 18 muajve të fundit.

Cristiano Ronaldo (Foto:Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Ronaldo, që tani luan për Juventusin në Itali, thuhet se ka përdhunuar modelen aspirante të ShBA-së, Kathryn Mayorga, 34 vjeçe, nëntë vjet më parë në një dhomë hoteli në Las Vegas.

Dokumentet e zbuluara të gjykatës sugjerojnë se ekipi i tij ligjor ranë dakord të paguajnë rreth 511,000 dollarë për heshtjen e viktimës, dhe shpërbërjen e rastit.

“Kam informacione dhe besoj se do të ishin të vlefshme për rastin tuaj, do të më pëlqente të ju ndihmoja”, shkruhet në një postim të Jasmine, të cilin ua ka drejtuar Mayorogas dhe policisë së Las Vegasit, që akoma po mbledhin prova.

“Do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Kathryn Mayorgan. Kontakto me mua Kathryn, do të të ndihmojë”, ka vazhduar ajo tutje në një status në Twitter.

“Fjala JO nënkupton JO, fjala STOP nënkupton STOP. Nëse kryeni marrëdhënie me një femër që bërtet duke iu kërkuar të ndaleni, ju jeni përdhunues dhe përbindësh… dhe nuk më intereson se sa mirë e godisni topin apo edhe këndoni”, ka shkruar Jasmine në statusin e radhës.

Teksa në një nga postimet e fundit, ajo shpërthen duke e quajtur futbollistin psikopat me probleme mendore.

“Ai ka probleme mendore. E gjithë jeta e tij është gënjeshtër, ai është psikopat”, shkruan Lennard.

Ronaldo, 33 vjeç, mohon pretendimet për përdhunim.

Ndërkohë që Jasmime ka thënë se posedon “qindra mesazhe prej tij, tregime të pushtimeve seksuale që pasqyrojnë Mayorga-n. Koncepte në thellësi, ku ai pranon çështje serioze të shëndetit mendor”. /Telegrafi/

Jasmine Lennard (Foto: Ben Pruchnie/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori