Austria do të krijojë një përjashtim nga ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për shtetasit e saj që jetojnë në Britani përballë perspektivës së Brexit, tha të martën ministrja e Jashtme, duke lënë të hapura mundësinë për të vepruar njëlloj edhe me britanikët në Austri.
Austria është një nga të paktat vende në Bashkimin Europian që zakonisht ndalon shtetësinë e dyfishtë. Austriakët që fitojnë shtetësi në një vend tjetër zakonisht humbasin kombësinë austriake, dhe të huajt priten të heqin dorë nga pasaporta të tjera nëse ata bëhen austriakë, shkruan Euronews.
“Ka përjashtime nga ky ndalim dhe qeveria konservatore dhe e ekstremit të djathtë synon të krijojë një mundësi të re për rreth 25,000 austriakë që e kanë bërë Britaninë shtëpinë e tyre”, ka thënë ministrja e Jashtme Karin Kneissl.
Kneissl tha në një konferencë për shtyp se do ta paraqiste këtë çështje në një mbledhje të kabinetit gjatë kësaj jave, përcjell scan.
E pyetur nëse një përjashtim i tillë do të krijohej edhe për britanikët në Austri, Kneissl tha: “Kjo është një pyetje interesante”.
Rreth 11,000 qytetarë britanikë jetojnë në Austri.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane tha të hënën se shtetasit britanikë do të mbajnë të drejtat e tyre të qëndrimit në Gjermani për një periudhë tre mujore, me shtrirje të mëtejshme të mundshme nëse vendi i tyre largohet nga BE pa një marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025