Analisti gjerman, Bodo Weber, thotë se do të befasohej nëse gjatë vitit 2019 do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.
Arsyeja për këtë, sipas analistit gjerman, është se të gjitha palët në negociata, para së gjithash Serbia, të inkurajuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, më pas edhe të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, shpenzuan një vit e gjysmë në fazën e re në dialog për të nxitur idenë e demarkacionit dhe korrigjimi të kufirit, respektivisht shkëmbimit të territorit ose ndarjes së Kosovës.
“Kjo filloi si një rrotullim politik fillestar nga Beogradi, dhe më duket se ka eskaluar në një përpjekje për të shfrytëzuar një dozë të krizës dhe dobësisë politike të Perëndimit, të inkurajuar nga një pjesë e aktorëve nga BE dhe SHBA. Por doli se Perëndimi, mbi të gjitha BE-ja, nuk ishte aq i dobët sa shpresonin disa”, tha Weber për gazetën serbe “Blic”.
Analisti gjerman thotë se kjo është arsyeja pse negociatat në vitin 2018 përfunduan krejtësisht në bllokadë, derisa përpjekja e Beogradit për ta shtyrë dialogun jashtë kornizës që është përcaktuar në fillim, të pranuar nga të gjitha palët negociuese – njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës nga Serbia dhe duke u fokusuar në normalizimin gjithëpërfshirës mes dy vendeve dhe për të siguruar jetën normale të serbëve që jetojnë në shtetin e Kosovës, u shpërblye me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen në fuqizimin ekonomik të Serbisë – pësoi dështim me refuzimin e idesë së etno-territorialitetit nga Gjermania dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, dhe me rezistencën e partive parlamentare shqiptare.
“Dyshoj se të gjithë negociatorët kanë hequr dorë nga ideja për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por ajo nuk do të kalojë. Por, në qoftë se do të kalonte kjo ide, nuk do të sjellë stabilitet dhe do të ishte fatale për jetën e serbëve të Kosovës në jug dhe në veri të lumit Ibër. Rruga deri te marrëveshja përfundimtare çon nëpërmjet një ‘resetimi’ të plotë të negociatave, kthimit në kornizën fillestare të dialogut, kthimit në realitetin politik, e jo përmes një fushate gjithëpërfshirëse për të mbështetur shtetin e Kosovës nga autoritetet e Beogradit”, tha Weber, përcjell Telegrafi.
“Fokusi duhet të jetë në atë që do të garantonte se marrëveshja vërtetë do të jetë historike – normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve demokratike, për jetën e përditshme, problemet e përditshme të serbëve të Kosovës, të sigurisë dhe socioekonomike”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A