LAJMI I FUNDIT:

Ariu polar provoi ta kthente në jetë, shpezën që mirëmbajtësi ia hodhi për ta ngrënë (Video)

Ariu polar provoi ta kthente në jetë, shpezën që mirëmbajtësi ia hodhi për ta ngrënë (Video)

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Munih të Gjermanisë, prisnin që ariu polar ta hante shpezën që ia hodhën për ta ngrënë, por mbeten të befasuar me sjelljet e tij të pa pritshme.

Kafsha e kapi atë me putrat e mëdha dhe e afroi te goja, sikur donte t’i jepte frymë, ndërsa më pas e hidhte në ajër duke dashur ta ringjallte, transmeton Telegrafi.

“Megjithëse shpeza nuk jepte shenja jete, ariu përpiqej ta shpëtonte, duke e lënë më pas në një hapësirë në skaj të kafazit”, ka thënë një i pranishëm.


Ngjarja që ka ndodhur gjatë verës, i ka befasuar ekspertët e kafshëve, që besojnë se ariu nuk ishte i uritur dhe nuk është mësuar të hante ushqime të papërpunuara.

“Ky është instinkt i të shpëtuar, që kafshët e kanë ende, ndërsa ne njerëzit po e humbim çdo ditë e më shumë”, ishte një koment, që ka mbledhur shumë pëlqime. /Telegrafi/

https://youtu.be/xoL_J-HTqPw