Këshilli i Prindërve të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar pas paralajmërimeve të fundit nga SBASHK-u për grevë në arsim.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri të premten e ardhshme të ndërmarrë veprime konkrete në mënyrë që të ngrihen për 30 për qind koeficientet për mësimdhënës në Projektligjin për paga.
Në të kundërtën sipas tyre, do të ketë “bllokadë në gjithë sistemin arsimor”.
E në gjithë këtë situatë, Këshilli i Prindërve vlerëson se “viktima më e madhe janë nxënësit”.
“Këshilli i Prindërve të Kosovës është i shqetësuar për paralajmërimin e grevës nga SBASHK-u që do fillojë më 14 janar 2019, ku prapë do të viktimizohen nxënësit me humbje të mësimit. Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ngrisë koeficientët e pagave për mësimdhënës, mjekët dhe për shërbyesit civilë të Kosovës që parashihen me Ligjin për pagat e nëpunësve publikë, sepse të gjithë e meritojnë një pagë më të dinjitetshme në mënyrë që arrihet një paqe sociale në Kosovë, e cila po mungon tash e sa kohë”, thuhet në komunikatën për media nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Në këtë komunikatë theksohet se KPK konsideron që kryesia e SBASHK-ut po tregohet tejet e papërgjegjshme dhe e papjekur “ngase po e përjashton dialogun social si mjet dhe si vlerë demokratike për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe në vend të tij po përdor grevën si mjetin e fundit dhe gjithmonë po tregohet e padurueshme, duke mos i lënë kohë as qeverisë për të punuar në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje”.
Në fund, prindërit kanë ftuar SBASHK-un të heqë dorë nga greva dhe mësimi të nisë ashtu siç është planifikuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova