Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se faza finale e dialogut Kosovë-Serbi është e qartë: sovranitet politik, territorial dhe institucional, njohje reciproke me Serbinë, epoke e re për Ballkanin dhe e ardhme e sigurt e Kosovës si shtet në BE, NATO dhe OKB.
Veseli ka rikonfirmuar mbështetjen për delegacionin shtetëror të Kosovës në ditën kur po qëndrojnë në Bruksel, ndërsa ka theksuar se marrëveshja finale do të votohet në referendum nga qytetarët.
Kryetari i Kuvendit i ftoi dy partitë opozitare, LDK dhe VV që ti bashkohen dialogut për të ardhmen e vendit e t’i lënë anash interesat për pushtet.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
“Delegacioni shtetëror i Kosovës, i cili sot përfaqëson Kosovën në takimin e Brukselit, ka mandat të plotë legal dhe legjitim nga Kuvendi i Kosovës.
Ky mandat është në përputhje të plotë me parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.
Kosova është e gatshme dhe e vendosur për dialog me Serbinë.
Vendimet që do të merren do të jenë në respekt të plotë të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës dhe në koordinim më partnerët tanë perëndimorë, si dhe të gjithë mbështetësit e shtetit tonë.
Refuzimi i dialogut nuk është alternativë. As zgjidhje. Për më tepër do të ishte një favorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare.
E dimë nga e kaluara se sa herë që Serbia ka refuzuar dialogun, po aq herë ka dalë e humbur nga proceset.
Ne nuk guxojmë ta përsërisim këtë leksion të gabuar të Serbisë.
Kosova hyn në dialog me qëllime të qarta: njohje e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe anëtarësimi ynë në OKB.
Ne nuk do të lejojmë asnjë rezultat që dobëson integritetin e shtetit të Kosovës.
Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar edhe më shumë shtetin e Kosovës dhe do t’ia arrijmë kësaj pa asnjë mëdyshje.
Si në kohën e çlirimit, pastaj atë të pavarësisë, edhe sot, përkrah nesh janë vendet perëndimore, demokracitë më të fuqishme të botës, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është garanci e fuqishme për ecjen tonë përpara si shtet.
Por është e qartë se vetëm kjo nuk mjafton.
Na duhet të jemi më të bashkuar brenda si Kosovë. Ashtu siç kemi qenë në të kaluarën e afërt. Nuk kemi kohë për të humbur, bashkimi për interes të shtetit duhet të ndodhë menjëherë. Është koha për të menduar për vendin, jo për interesat tjera apo për kalkulime përfitimesh nga gabimet e pritura të të tjerëve.
Ne nuk hyjmë në dialog për të gabuar. As për të humbur. Hyjmë vetëm për të fituar dhe do të fitojmë. Kush mendon ndryshe është duke gabuar shumë. Ky është qëndrimi dhe përkushtimi i Partisë Demokratike të Kosovës. PDK nuk gabon asnjëherë kur është në pyetje kombi, shtetit dhe partneriteti me SHBA-të dhe vendet perëndimor. Kjo është arsyeja pse PDK gjithmonë ka qenë në krye të proceseve historike të cilat e kanë avancuar Kosovën.
Puna të cilën e ka nisur sot Delegacioni shtetëror i Kosovës do të jetë transparente, në të gjitha fazat e saj. Ndërkaq vendimi final do të legjitimohet me vullnetin e lirë të sovranit. Për këtë ne do të kalojmë shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës ligjin për referendumin. Do të jenë vetë qytetarët e Kosovës që do ta thonë fjalën e fundit për rezultatet e procesit. Zëri i popullit është zëri i Zotit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë