Ndërkohë që Rusia ka arrestuar dhe akuzuar për spiunazh Paul Whelan – një qytetar me shtetësi amerikane dhe britanike – janë ngritur pyetje nëse ky është një rast i vërtetë spiunimi apo vetëm një gjest tjetër në lojën e Luftës së Ftohtë.
Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, për të cilin familja thotë se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një miku, është arrestuar më 28 dhjetor, ndërsa është akuzuar për spiunim më 3 janar.
Por, a është ai fajtor për asgjë tjetër pos të qenët në vend të gabuar në kohë të gabuar?
Disa mendojnë kështu.
Avokati i Whelan, Vladimir Zherebenkov, tha se klienti i tij mund të jetë vetëm një gur shahu në planet e Moskës për të detyruar një shkëmbim klasik të spiunëve, marrë parasysh se arrestimi i tij është bërë disa javë pasi rusja Maria Butina ka pranuar fajësinë në Shtetet e Bashkuara për të vepruarit si agjente e Kremlinit.
Kremlini e ka mohuar se Butina është agjente ruse dhe ka organizuar një fushatë në mediat sociale për të siguruar lirimin e saj.
Në të kaluarën, Rusia ka arrestuar të huaj me qëllim të tregtimit të të burgosurve me vende të tjera.
“Në këtë kategori rastesh, shkëmbimet ndodhin shpesh”, tha Zherebenkov për ABC News, pasi u pyet për fazat e ardhshme të rastit.
“Që të ndodhë shkëmbimi, duhet të ketë gjyq. Gjykata duhet të shqyrtojë rastin, të vërtetojë fajin e tij. Dënimi duhet të hyjë në fuqi ligjore. Pas kësaj, presidenti mund ta falë dhe të bëhet shkëmbimi me qytetarë rusë që janë në paraburgim në Amerikë”, tha Zherebenkov, duke shtuar se Whelan synon t’i luftojë akuzat dhe të mos e pranojë fajësinë.
Sidoqoftë, rasti sjell ndërmend imazhet e Rusisë dhe Perëndimit duke dërguar delegacione tek ura famëkeqe e Berlinit Glienicke – e quajtur shpesh “Ura e Spiunëve” – për të shkëmbyer njerëz.
10 shkurt, 1962
Një ndër shkëmbimet e para të mëdha është bërë midis Francis Gary Powers dhe Rudolf Abel. Ata janë shkëmbyer në fshehtësi në urën Glienicke midis Berlinit Perëndimor dhe Potsdamit, pasi të dy janë shpallur fajtor për spiunim dhe janë liruar nga burgu.
11 tetor, 1963
Studenti amerikan 24-vjeçar, Marvin William Makinen, i cili është arrestuar në Kiev gjatë një udhëtimi në vitin 1961, dhe Reverend Walter Ciszek, një misionar jezuit i arrestuar në Bashkimin Sovjetik më 1941, janë shkëmbyer për Ivan Egorov, një ish-punonjës i Kombeve të Bashkuara, dhe gruan e tij, Aleksandra, të cilët janë kapur në Shtetet e Bashkuara dhe janë akuzuar për spiunazh.
22 prill, 1964
Biznesmeni britanik, Greville Wynne, i burgosur në vitin 1963 nën akuza për spiunim për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, është shkëmbyer në urën Glienicke për oficerin e inteligjencës sovjetike, Konon Molody, i cili është burgosur nga britanikët më 1961 për udhëheqjen e një unaze spiunimi në Portland. Molody ka qenë i njohur në Perëndim si Gordon Arnold Lonsdale.
27 prill, 1979
Sovjetikët kanë liruar pesë disidentë – përfshirë Aleksandr Ginzburg – dhe i kanë dërguar në Nju Jork, në shkëmbim të rusëve: Valdik Enger dhe Rudolf Chernyayev. Dy të fundit janë mbajtur në SHBA për spiunim.
11 qershor, 1985
Ura Glienecke është bërë qendër sërish, pasi aty është realizuar marrëveshja që përfshinte 29 njerëz, në mesin e tyre 23 perëndimorë dhe spiunin e famshëm polak, Marian Zacharski.
Zacharski ka qenë duke vuajtur një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, pasi është shpallur fajtor për kalimin e disa planeve të fshehta në teknologjinë e avionëve, të cilat i ka siguruar duke mashtruar një inxhinier në kompaninë Hughes Aircraft.
11 shkurt, 1986
Akti i fundit në “Urën e Spiunëve” ka përfshirë disidentin hebraik sovjetik, Anatoli Shkaransky (më i njohur si Natan Sharansky), i cili është burgosur në Bashkimin Sovjetik për spiunim në emër të Shteteve të Bashkuara, edhe pse thuhet se akuzat kanë qenë false dhe se krim i tij i vërtetë kanë qenë kritikat për regjimin komunist.
Një takim midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, dhe udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, më 1985, ka çuar në marrëveshje për shkëmbimin e Sharansky me Karel Koecher dhe gruan e tij, Hana – të dy shtetas të Çekosllovakisë.
Koecher është deklaruar fajtor në vitin 1984 për spiunim për Bashkimin Sovjetik, ndërsa gruaja e tij është mbajtur si dëshmitare në këtë rast.
Shtator, 1986
Gazetari amerikan, Nicholas Daniloff, i cili ka raportuar për Bashkimin Sovjetik, dhe Gennadiy Zakharov, një punonjës i Kombeve të Bashkuara, të akuzuar për spiunim për sovjetikët, janë liruar pas tri javësh negociata intensive.
Disidenti sovjetik, Yuri Orlov, është liruar gjithashtu në Perëndim si pjesë e marrëveshjes.
9 korrik, 2010
Shkëmbimi i fundit i madh që dihet, ka përfshirë 10 rusë të liruar nga SHBA-ja dhe katër njerëz të liruar nga Moska. Shkëmbimi është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës.
Rasti ka përfshirë shkencëtarin bërthamor rus, Igor Sutyagin, i cili është lejuar të emigrojë në Perëndim.
Shkëmbimi në Vjenë ka përfshirë edhe Anna Chapman, e cila ka qenë e pranishme në qarqet e politikëbërjes në Menhetën, porse është kthyer në Rusi.
Sergei Skripal ka qenë po ashtu pjesë e shkëmbimit. Kremlini e ka liruar Skripalin, oficer i inteligjencës ushtarake ruse, i cili është dënuar në vitin 2006 për spiunim për Britaninë. Skripal jeton tani në Angli. Vitin e kaluar, ai është helmuar nga dy rusë të dyshuar në qytetin Sallsbëri. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe