LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Nuk ka vizitë të pelegrinëve serbë në Gjakovë

MPJ: Nuk ka vizitë të pelegrinëve serbë në Gjakovë

Jetlir Zyberaj, këshilltari i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi të serbève në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës.

Zyberaj, përmes një postimi në Facebbok, ka thënë se Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.

Megjithatë, sipas tij, për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës.


Gjakovarët protestojnë kundër vizitës së serbëve që kanë bërë krime (Foto)
Lexo po ashtu Gjakovarët protestojnë kundër vizitës së serbëve që kanë bërë krime (Foto)

“Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar. Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg. Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Qytetarët e Gjakovës, të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur kanë protestuar sot në kohën kur pritej që qytetarë serbë të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet.

Pelegrinët serbë në mënyrë tradicionale vizitojnë kishën e Gjakovës për krishtlindjet ortodokse. Ndërsa, qytetarët e Gjakovës kanë protestuar edhe viteve tjera kur kanë ardhur pelegrinët serbë. /Telegrafi/