LAJMI I FUNDIT:

Me skijim falas fillon sezoni në Kodrën e Diellit në Tetovë

Me skijim falas fillon sezoni në Kodrën e Diellit në Tetovë

Sezoni i skijimit në Kodër Dielli fillon të dielën, dhe tradicionalisht për të gjithë vizitorët, skijimi në ditën e parë do të jetë falas. Janë plotësuar kushtet për fillim zyrtar të sezonit të skijimit në qendrën më të madhe të skijimit “Kodra e Diellit”.

Qendra e skijimit është e përgatitur me ekip për funksionim të sigurtë. Janë kryer edhe përgatitjet teknike dhe aktivitetet për fillimin e sezonit, është kryer edhe shënimi i rrugicave për skijim. Për skijimin e nesërm do të vihet në lëvizje teleferiku “Ceripashina” dhe ashensorët e skive “Aerodrom” dhe “Ge”. Kapaciteti i tyre është për 1800 persona për një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bileta sezonale si çdo vit është 9.500 denarë ndërsa bileta ditore që zgjat nga ora 9:00 deri në ora 15:00 është 900 denarë kurse bileta gjysmë ditore nga ora 12:00 deri në ora 15:00 është 600 denarë. Bileta për skijim gjatë natës kushton 500 denarë dhe që zgjat nga ora 19:00 deri në orën 22:00./Telegrafi/