Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë vitit 2018 ka ndryshuar strategjinë e ndarjes së mjeteve. Zyrtarët e Trustit kanë treguar se për herë të parë kanë pasur të investuara në vend mbi 300 milionë euro.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se shumicën e mjeteve në Kosovës i kanë të investuara në Letra me vlerë.
“Për herë të parë historikisht Trusti i kishte në fund të vitit 2018 rreth 20 për qind të mjeteve (ose mbi 300 milionë euro) të investuara në Kosovë. Nga kjo shumë mbi 200 milionë euro ishin të investuara në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa rreth 100 milionë euro ishin të depozituara në bankat që operojnë në vend”, u shpreh Demi.
Sipas tij, ky ndryshim erdhi për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme për financim (si nga Qeveria po ashtu edhe nga bankat), por edhe për shkak të gjendjes jostabile dhe me risqe të shtuara në tregjet financiare globale.
“Kuptohet se, pikërisht për shkak të përqendrimit të më shumë mjeteve brenda vendit, sivjet kishim edhe nivelin më të ulët ndonjëherë të investimeve të drejtuara jashtë Kosovës. Bordi Drejtues do të vazhdojë të ketë prioritet ruajtjen dhe rritjen e vlerës së mjeteve nën menaxhim dhe nën këtë parim investimi i më shumë mjeteve në Kosovë ka përparësi në procesin e alokimit strategjik. Arritje e rëndësishme për Trustin këtë vit ishte edhe vendimi për sigurimin e një hapësire për ndërtimin e zyrave të Trustit që, megjithëse menaxhon rreth 1.7 miliard euro qysh prej themelimit, vazhdon të operojë në hapësira të pamjaftueshme dhe me qira”, ka thënë Demi.
Ai ka shtuar se viti 2018 ishte periudhë edhe e disa ndryshime rreth proceseve të brendshme vendimmarrëse të institucionit.
“Pesë nga shtatë anëtarët e Bordit Drejtues ishin në përfundim të mandatit këtë vit, mungesa e të cilëve do të nënkuptonte humbjen e fuqisë vendimmarrëse të Bordit Drejtues, që është edhe organi më i lartë vendimmarrës i institucionit. Megjithatë Kuvendi i Kosovës e realizoi në kohë emërimin e anëtarëve të Bordit dhe kështu u ruajt e pacenuar vazhdimësia e operimit të këtij organi. Arritje e rëndësishme për Trustin këtë vit ishte edhe vendimi për sigurimin e një hapësire për ndërtimin e zyrave të Trustit, që megjithëse menaxhon rreth 1.7 miliard euro qysh prej themelimit vazhdon të operojë në hapësira të pamjaftueshme dhe me qira”, deklaroi ai Demi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite