LAJMI I FUNDIT:

NATO nuk konfirmon letrën e Stoltenbergut për marrëveshjen e Prespës

NATO nuk konfirmon letrën e Stoltenbergut për marrëveshjen e Prespës

NATO nuk konfirmon informacionin e publikuar dje në gazetën greke “Kathimerini” se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një letre kërkoi që procesi i marrëveshjes së Prespës të përfundojë deri më 15 shkurt, deklaron nëpërmes një letre të dërguar për AIM përfaqësuesi zyrtar i Aleancës.

“NATO e ka bërë të qartë se e mirëpret marrëveshjen e Prespës dhe se Athina dhe Shkupi duhet ta zbatojnë marrëveshjen. Ne nuk i komentojmë shkrimet e Sekretarit të Përgjithshëm, por më lejoni të përsëris që NATO nuk luan rol në në zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila varet tërësisht nga Shkupi dhe Athina”, tha përfaqësuesi i Aleancës.


Agjencia e Lajmeve të Maqedonisë dje transmetoi informacionet e gazetë greke “Kathimerini” sipas të cilës “NATO kërkon proces sa më të shpejtë” dhe se “ekziston letër nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka kërkuar përfundimin e procesit në tërësi në të dyja vendet deri më 15 shkurt 2019”.

Stoltenberg: Deri më 15 shkurt Athina dhe Shkupi duhet të ratifikojnë marrëveshjen e Prespës
Lexo po ashtu Stoltenberg: Deri më 15 shkurt Athina dhe Shkupi duhet të ratifikojnë marrëveshjen e Prespës

“Nga NATO nuk konfirmojnë as letrën, por as përmbajtjen e saj”, thotë korrespondenti i AIM./Telegrafi/