LAJMI I FUNDIT:

Spiraki: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës

Spiraki: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës

Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe eurodeputetja, Maria Spiraki, në intervistë për radion greke “News247”, edhe njëherë përsëriti se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës, as në këtë përbërje parlamentare dhe as në përbërjen e ardhshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se nuk ekziston diçka rreth kësaj çështje. Këtë ua kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesve tanë dhe brenda dhe jashtë Greqisë, ua kemi thënë në të njëjtin fjalor, e kemi thënë në të gjitha gjuhët. Demokracia e re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen, as në përbërjen e tanishme parlamentare dhe në as në përbërjen e ardhshme parlamentare, ku do të kemi shumicën”, tha Spiraki.

Në lidhje me paralajmërimet e partnerit të koalicionit të qeverisë, Panos Kammenos se do të tërhiqet nga qeveria kur do të paraqitet marrëveshja në Kuvendin e Greqisë, Spiraki tha se kjo do të krijon një situatë të re dhe Tsipras do të duhet të kërkojë besimin e Kuvendit, njofton AIM nga Athina.


Për mundësinë që Demokracisë së Re që të paraqes iniciativë të votëbesimit të qeverisë, Spiraki edhe njëherë përsëriti se “të gjitha armët parlamentare janë në tavolinë”, dhe nëse do t’i shfrytëzojnë “është vendimi i liderit të partisë, Kyriakos Mitsotakis”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori