LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vetëm një mjek kontrollon fëmijët dhe të rriturit në mes të epidemisë së fruthit

Maqedoni, vetëm një mjek kontrollon fëmijët dhe të rriturit në mes të epidemisë së fruthit

Kaos nëpër korridoret e poliklinikës “Jane Sandanski”, ku në ndërrimin e pasdites ka vetëm një mjek i përgjithshëm që i kontrollon të rriturit dhe fëmijët, ndërkaq ka edhe fëmijë që paraqiten në kontroll me puçrra, dëshmojë pacientët për “Makfaks”.

Ata janë të shqetësuar për shkak se sot Ministria e Shëndetësisë tha se ka epidemi të fruthit dhe janë të habitur se nuk ka pediatër në detyrë, ku do të kontrollohen vetëm fëmijët dhe do të ulet rreziku i shpërndarjes së sëmundjes. Shihet nervozë te të gjithë pacientët që presin për kontroll në korridorin e ngushtë para ambulancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si është e mundur të mos ketë pediatër qo do të kujdeset vetëm për fëmijët” Vërejtëm fëmijë me puçrra dhe me të vërtetë frikësohemi se kështu mund të infektohemi”, thotë një nga pacientët më të moshuar.


Përhapet sëmundja e fruthit në Shkup, ndalohet dërgimi në kopshte i fëmijëve të pavaksinuar
Lexo po ashtu Përhapet sëmundja e fruthit në Shkup, ndalohet dërgimi në kopshte i fëmijëve të pavaksinuar

Ndërkaq sot përmes një konference për shtyp, nga ministria e Shëndetësisë thanë se gjendja është serioze dhe se do të ndërmarrin masa për të ndaluar përhapjen e fruthit./Telegrafi/