LAJMI I FUNDIT:

Castro apel kubanëve: Trump do ballafaqim me ne, përgatituni!

Castro apel kubanëve: Trump do ballafaqim me ne, përgatituni!

Kuba ka festuar 60 vjetorin e revolucionit të saj komunist me udhëheqësin e saj Raul Castro duke kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rikthimin e një përplasjeje me shtetin ishullor.

Raul Castro, ka dhënë dorëheqje si president i Kubës në prill të vitit që sapo lamë pas, por ai mbetet udhëheqës i Partisë Komuniste deri në vitin 2021.

Ish-lideri i Kubës, në një fjalim pranë varrit të vëllait të tij, Fidel Castro, u kërkoi bashkëqytetarëve të tij të përgatiten për të gjitha skenarët për të mbrojtur siç tha ai “pavarësinë e vendit të tyre”, pasi akuzoi SHBA-në për kthimin e një politike konfrontimi.


Në kohën kur Barck Obama ishte në krye të SHBA, Uashingtoni kishte normalizuar raportet me Havanën zyrtare, por me të ardhur në Shtëpinë e bardhë, Donald Trump, gjërat kishin filluar të kthehen ku ishin më parë.

Castro tha gjithnjë e më shumë zyrtarë të administratës së SHBA, po akuzojnë vendin e tij si burim i shumë të këqijave që po ndodhin në kontinent, përcjell Telegrafi.

“Gjithnjë e më shumë zyrtarë të lartë të administratës [të Presidentit të SHBA, Donald Trump ], shpërndajnë gënjeshtra të reja dhe përsëri kërkojnë të fajësojnë Kubën për të gjitha të këqijat e rajonit”, tha Castro në praninë e presidentit të Kubës, Miguel Diaz-Canel.

I veshur në një uniform ushtarake, 87 vjeçari tha se Kuba kishte provuar gjatë gjashtë dekadave të revolucionit se nuk mund të frikësohet nga kërcënimet.

Më 1 janar të vitit 1959, udhëheqësi revolucionar komunist, Fidel Castro përmbysi udhëheqësin autokratik Fulgencio Batista, i cili në atë kohë ishte i mbështetur nga SHBA. Pas kësaj ai shndërroi Kubën në një vend komunist.

Aktualisht, Kuba mbetet nga të paktat shtete komuniste të mbetura në botë që përballet nga embargo ekonomike amerikane.

Këshilltari i sigurimit kombëtar i Donald Trump, John Bolton, tha në nëntor se Uashingtoni do të merrte një pozicion më të ashpër kundër Kubës, Venezuelës dhe Nikaragua, duke i quajtur këto vende një “treshe e tiranisë”./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Kalo në kategori