LAJMI I FUNDIT:

Rumania merr presidencën 6-mujore të BE-së

Rumania merr presidencën 6-mujore të BE-së

Rumania mori të martën presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton “Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane”.

Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun.


Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se “Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së”.

“Roli kërkon gatishmëri për t’i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t’i vënë shqetësimet e veta në sfond”, ka thënë Juncker.

Rumania dhe BE-ja nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun, për të cilin BE mendon se është i ndikuar nga politika dhe se do të minojë luftën kundër korrupsionit.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlmentin Evropian në maj./rel/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori