LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të rrisë energjinë elektrike, ndërsa do të ulë ngrohjen me dru për vitin 2019

Qeveria e Maqedonisë do të rrisë energjinë elektrike, ndërsa do të ulë ngrohjen me dru për vitin 2019

Importi i energjisë elektrike do të ulet për 25%, prodhimi i termocentraleve do të rritet me 21%, ndërsa do të ulet ngrohja me dru në amvisëri dhe konsumi i benzinës motorike, tregon bilanci i energjisë të miratuar nga Qeveria për vitin 2019, bazuar në të dhëna nga viti 2018, nevojat e konsumatorëve dhe pritjet e prodhuesve, njofton “Faktor”.

Shqetësuese është se do të ulet shpenzimi i energjisë finale me 4% në industri, gjë që gjithsesi është inferiore ndaj trafikut dhe amvisërive.

Importi i shtrenjtë i energjisë elektrike, e cila përfaqësohet në total prej 6%, do të reduktohen me një të katërtën krahasuar me vitin 2017. Në të njëjtën kohë, prodhimi i termocentraleve do të rritet me 21%, dhe termocentralet hidroenergjitike si energjia e rinovueshme do të ruajnë një ritëm të mirë si vitin e kaluar. Në 12 muajt e ardhshëm konsumi i energjisë elektrike në industri do të rritet deri në 37%.


Furnizimi me ngrohje nga impiantet e ngrohjes do të rritet me 9 dhe 8 për qind krahasuar me vitin 2018 respektivisht 2017. Motorët benzinë do të reduktohet për rreth 3 për qind, ndërsa përafërsisht do të rritet në masa të njëjta përdorimi i naftës në transport. Furnizimi me naftë do të vazhdojë të bjerë ndjeshëm.

Për ngrohjen me dru do të shpenzohen 1.085 mijë metra kub dru dhe do të ulet për 3% në vit, ndërsa do të ritet ngrohja me peleta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori