Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm, pas analizës së gjithanshme të situatës politike, e sidomos pas analizës së rrethanave ndërkombëtare dhe mundësisë së përfshirjes së aktorëve kryesorë në arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e posaçërisht të SHBA-ve, Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshëm unitetin e forcave politike shqiptare në Kosovë, me orientim të drejtë e të guximshëm, në mënyrë që të shfrytëzohen këto rrethana për t’i zgjidhur problemet me Serbinë.
Përmes një njoftimi për media, Lëvizja për Bashkim konsideron se për shkak të ripozicionimit të faktorëve kryesorë ndërkombëtarë të implikuar në raportet Kosovë-Serbi, Kosova duhet që tani e tutje t’i ketë dy opsione në platformën e saj negociuese
“LB vlerëson se për Kosovën ripërcaktimi i kufijve duhet të jetë opsioni i parë për zgjidhjen e problemeve të mbetura me Serbinë. Ripërcaktimi i kufijve nënkupton edhe rënien e kufizimeve që Kushtetuta e Kosovës i ka si produkt i Pakos së Ahtisaarit, përkatësisht heqjen e privilegjeve bllokuese që u janë dhënë pakicës serbe dhe, rrjedhimisht, funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës dhe hapjen e mundësive për bashkim me Republikën e Shqipërisë”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Në këto rrethana LB konsideron se Kosova si opsion rezervë apo Plan B duhet ta ketë reciprocitetin e plotë në raportet Kosovë-Serbi.
“Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në raste të dështimit të opsionit të parë, pra, në rast të pamundësisë së arritjes së një marrëveshjeje për ripërcaktim të kufijve, nuk duhet të ketë më kthim prapa tek Pakoja e Ahtisarit, përkatësisht tek privilegjet bllokuese për pakicën serbe e që reflektohet përmes pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, si dhe të një sërë ligjesh nga ato që konsiderohen vitale pa votën e kësaj pakice, e deri tek asociacioni e marrëveshjet e tjera të njëanshme e të dëmshme për Kosovën”.
Përndryshe, LB thotë se “nëse Serbia kërkon zbatimin e tyre, atëherë duhet që edhe ajo t’i zbatojë të njëjtat të drejta për shqiptarët në Serbi në tërësi, e në veçanti për ata të Kosovës Lindore, përkatësisht për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Ky reciprocitet duhet të shkojë deri tek vendet e garantuara për shqiptarët dhe fuqitë e njëjta juridike të parapara në Kushtetutën serbe, si ato të parapara në atë të Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit