LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i PSP-së për burg shtëpiak për Mijallkovin sot do të dorëzohet në Gjykatën Penale

Propozimi i PSP-së për burg shtëpiak për Mijallkovin sot do të dorëzohet në Gjykatën Penale

Propozimi i Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së burgut shtëpiak për ish-Drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov sot do të dorëzohet në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup, thonë nga PSP për “Makfax”.

Gjykata duhet të vendosë nëse i dyshuari për rastin “Perandoria”, Sasho Mijallkov a do të lirohet nga burgu i “Shuto Orizares”.

Gjykata Penale dje e ktheu në përpunim propozimin e PSP-së për rregullim të mëtejshëm, sepse i njëjti nuk ishte i kompletuar.


Mijallkov tani është i vetmi i person i cili gjendet në paraburgim nga rasti “Perandoria”. Me vendimet e Gjykatës së Apelit të Shkupit, të gjithë të dyshuarit e tjerë kanë dalë nga paraburgimi./Telegrafi/