LAJMI I FUNDIT:

Kurti i quan shpifje deklaratat e Thaçit në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve të “Syrit të Popullit”

Kurti i quan shpifje deklaratat e Thaçit në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve të “Syrit të Popullit”

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk merret me shpifjet e  presidentit po ikën më shpejt se ç’është menduar”.

“Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë”, ka shkruar Kurti.


Postimi i plotë i Kurtit:

“Më 31 mars 2018, mua dhe Glaukun na akuzonte për lidhje me Rusinë dhe Iranin. Më 9 korrik, vetë presidenti Thaçi shkoi e takoi Medvedevin, kurse më 12 nëntor 2018 u takua me Putinin. Tash shpif për lidhje tjera të paqena.

Qëndrimet dhe veprimet tona janë publike, të drejta dhe të qarta. Me shpifjet e këtij presidenti që po ikën më shpejt se ç’është menduar nuk merrem. Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë.

I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta ruajnë qetësinë. Presidenti Thaçi është në panik. Shqetësimi i tij iracional nuk ka të bëjë me shtetin tonë të pavarur por me pazarin e tij me Serbinë. Ai po dështon. Ai po shkon”, ka shkruar Kurti në FB, përcjell Telegrafi.

​Ndryshe, në seancën gjyqësore ndaj rastit “Syri i Popullit” ku dje ka qenë i ftuar si dëshmitar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka deklaruar se prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për Naser Hafizin: Sa banesa s’i deklaroi dhe ç’bënte me paratë e fituara kundërligjshëm?

Dosja e Prokurorisë për Naser Hafizin: Sa banesa s’i deklaroi dhe ç’bënte me paratë e fituara kundërligjshëm?

Drejtësi
Mbyllja e komunës paralele, Policia jep detaje për aksionin në veri

Mbyllja e komunës paralele, Policia jep detaje për aksionin në veri

Lajme
Policia e Kosovës mbyll Komunën paralele të Skenderajt në veri

Policia e Kosovës mbyll Komunën paralele të Skenderajt në veri

Lajme
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Kalo në kategori