LAJMI I FUNDIT:

Dhuratat e padëshiruara të festave të fundvitit, shiten në internetit me çmime shumë të lira (Foto)

Dhuratat e padëshiruara të festave të fundvitit, shiten në internetit me çmime shumë të lira (Foto)

Javët e fundit kanë qenë të ngjeshura, me blerje të dhuratave për më të dashurit për festat e fundvitit – por, me t’i hapur, disa po i shesin me çmime të lira, sepse nuk po u pëlqejnë.

Gjërat e ndryshme si brekë, papuçe, apo komplete parfumesh, po shiten përmes internetit, për jo më shumë se 1.5 euro, transmeton Telegrafi.

Madje, njëri i ka vënë në shitje dhuratat e mbështjella, duke i konsideruar se janë për gra dhe nuk i nevojiten.


Si pjesë e këtyre gjërave të padëshiruara janë edhe korniza me fotografi engjëjve, varëse për zinxhir, apo çizme bizare. /Telegrafi/