LAJMI I FUNDIT:

Norma e interesit për kredi është ulur në 6.4%

Norma e interesit për kredi është ulur në 6.4%

Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit Financiar, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur drejtuesit dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja me të cilët ka diskutuar rreth rolit të BQK-së në sistemin financiar dhe planet e BQK-së për të ardhmen.

Në adresimin para studentëve, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sektori bankar, i sigurimeve, i pensioneve dhe institucionet mikrofinanciare kanë pasur zhvillime pozitive këtë vit.

“Falë angazhimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma e interesit në kredi është ulur në 6.4 për qind, me trend të vazhdueshëm të uljes. Zhvillime pozitive ka pasur edhe në sektorin e sigurimeve, që pas ndërmarrjes së masave nga BQK-ja në këto dy vitet e fundit ka pasur zhvillime pozitive. Gjatë këtij viti BQK-ja ka vazhduar furnizimin e tregut me valutën euro”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.


Si zhvillim pozitiv të këtij viti, Guvernatori Mehmeti ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me Bankën Qendrore Evropiane.
Ai ka deklaruar se parashikimet e BQK-së janë që në vitin e ardhshëm norma e rritjes ekonomike do të jetë 4.2 për qind që është më e larta në krahasim me të gjitha vendet e rajonit.

Nga ana tjetër, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë shprehur interesimin për zhvillime të ndryshme në sektorët që i mbulon Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Stafi drejtues i Universitetit, profesorët dhe studentët kanë falënderuar Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe bashkëbisedimin e zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori