LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarit për Lagjen e Trimave kërkojnë trajtim të njëjtë sikur të akuzuarit për 27 prillin

Të dënuarit për Lagjen e Trimave kërkojnë trajtim të njëjtë sikur të akuzuarit për 27 prillin

Të dënuarit për ngjarjet në Kumanovë në maj të vitit 2015, ditëve të fundit kanë shprehur revoltën e tyre, për shkak të trajtimit jo të drejtë nga sistemi ligjor dhe gjykatat e Maqedonisë. Ata kërkojnë që të trajtohen njëjtë sikur të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Ljupço Veselinovski, avokati  të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, sot tha se është e padrejtë që të akuzuarit për 27 prillin të trajtohen ndryshe nga të dënuarit për ngjarjet në Kumanovë.

“Ngjarjet në Kuvend janë cilësuar si vepër penale “terrorizëm”, njëjtë sikur ngjarjet në Lagjen e Trimave. Duke pasur parasysh parimet që janë të vlefshme në Kodin Penal, mendoj se të dy ngjarjet duhet të trajtohej njëjtë në sistemin ligjor të Maqedonisë”, tha sot Ljupço Veselinovski.


Ai tha tek familjarët e të dënuarve për ngjarjet në Kumanovë ekziston revolt, për shkak të veprimit selektiv nga gjykatat, ku ngjarjet e 27 prillit janë vendosur në plan të parë, ndërsa lënda për Lagjen e Trimave 14 muaj është në Gjykatën Themelore Shkupi 1, edhe pse ankesat për aktgjykimin e shkallës së parë janë dorëzuar në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjitha afatet kanë kaluar, lënda për Lagjen e Trimave 14 muaj ka ngecur në vend. Kur para 10 ditëve të burgosurit filluan grevën për shkak të ligjit për amnisti, të dënuarit nga Lagjja e Trimave gjithashtu filluan grevë, por jo për shkak të ndonjë amnistie, por për shkak se nuk vendoset për ankesat që janë dorëzuar. Presim që këto ditë Gjykata e Apelit të ndërmerr diçka dhe të caktojë seancë për ta vendosur drejtësinë në vend”, tha Veselinovski.

Avokati i Fejzullahut, tha se para zgjedhjeve parlamentare nga partitë në pushtet është paralajmëruar hetim ndërkombëtar për Lagjen e Trimave, por kjo nuk është bërë akoma.

Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi shtatë dënime me burg për të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë, ndërsa 13 persona u dënuan me 40 vite burg, gjashtë me 20 vite burg, një me 18 vite burg, dy me 14 vite, dy me 13 dhe katër të tjerë u liruan nga akuzat.

Ndërsa për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, deputetët e shumicës parlamentare para disa ditësh miratuan Ligj për amnisti, i cili në opinion është vlerësuar si ligj për të bërë kompensime me deputetët e akuzuar për ndryshimet kushtetuese.

Në ligjin e miratuar, kanë përfituar deputetët si dhe personat që nuk janë përfshirë në dhunë dhe nuk kanë poseduar armë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori