LAJMI I FUNDIT:

Rriten shpresa për miliona pacientë me kancer: Shkencëtarët shumë afër ilaçit shërues

Rriten shpresa për miliona pacientë me kancer: Shkencëtarët shumë afër ilaçit shërues

Një trajtim i ri për kancerin, i cili i shfrytëzon qelizat e imunitetit nga të huajt mund t’i shpëtojë miliona jetë të pacientëve me kancer në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Ky trajtim, ende në fazat e hershme, do t’ua forcojë sistemin e imunitetit pacientëve, ndërsa njëkohësisht do t’i shmang efektet anësore toksike, siç janë ato që shkaktohen nga kimioterapia.

Ekipi i Institutit Francis Crick në Londër tani duan t’i hapin ‘bankat’ e para të imunitetit, ku do të ruhen qelizat që njihen si ‘Vrasësit Natyralë’.


Kjo do t’u mundësojë onkologëve që të porosisin një grumbull qelizash të imunitetit, e pastaj ato të dërgohen në klinika brenda pak orëve dhe të injektohen në pacientë.

Posa futen në trup, këto qeliza i bashkojnë forcat me sistemin e imunitetit të vetë pacientët dhe e luftojnë tumorin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori