LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në bisedimet me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve

Haradinaj: Në bisedimet me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me qëllim që të koordinohen veprimet e përbashkëta si dhe për ndërtimin e koncensusit nacional për fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pjesë e takimit ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.

Për këtë qëllim, kryeministri Haradinaj, tha se mirëpret çdo ide dhe sugjerim rreth dialogut Kosovë – Serbi, por asnjëherë, në tavolinat e bisedimeve nuk do të flitet apo negociohet për shkëmbim të territoreve.


Qeveria e vendit, me qëllim që Ekipi Negociator të vihet në korniza ligjore, ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror si dhe ka sponsorizuar hartimin e draft-marrëveshjes, Librin e Madh me shumë kapituj, që është shkruar nga ekspertët e Qeverisë, duke e pajisur ekipin negociator të vendit me një materie të gjallë, gjithëpërfshirëse dhe të hapur.

Liderët institucionalë, po ashtu thanë se do të zhvillohen edhe takime të tjera dhe se të gjithë duhet të bashkohen rreth këtij procesi, i cili do të jetë transparent për qytetarët rreth asaj se çfarë do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë në fazën finale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Kalo në kategori