LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ekipi negociator më 8 janar do të jetë në Bruksel

Ahmeti: Ekipi negociator më 8 janar do të jetë në Bruksel

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e vlerëson iniciativën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli që të takohen për një angazhim shtesë të Ekipit Negociator për t’u koordinuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e bëri në një konferencë për media, pas takimit të iniciuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli me krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarët e Ekipit Negociator, për të unifikuar qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut final Kosovë-Serbi.

Presidenti theksoi se uniteti i partive politike është një thirrje edhe për opozitën që të marrin pjesë në këtë proces.


“Duke qenë të bashkuar do të kemi me lehtë këtë proces. Mendoj që ky unitet i qëndrueshëm është një thirrje edhe për të tjerët që të marrin pjesë në këtë proces. Procesi është i udhëhequr nga BE. Aty ku janë SHBA-të është dhe vendimi i institucioneve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të jemi të fokusuar në vendimin tonë të madh. Do ta mbështes fuqishëm Ekipin Negociator. Secili ka dhënë ide për procesin. Bota nuk na ka vetëm neve por dhe ne kemi ditur t’i respektojmë miqtë tanë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, kryesuesi i Ekipit Negociator për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shpend Ahmeti u shpreh se kanë biseduar që temat të hapura në lidhje me dialogun.

Ahmeti tha se ka pasur vetëm një kërkesë në takimin e sotshëm, që të bashkohen të gjithë krerët dhe në dialog të flasin vetëm një zë të përbashkët.

Ai tha se më 8 janar Ekipi Negociator është i ftuar në Bruksel.

“Më presidentin Thaçi kemi biseduar që temat t’i kemi të hapura në lidhje me dialogun. Do të përfshihen të gjitha temat, prej temës së luftës, e deri të pronat etj. Në këtë takim për koordinim të institucioneve e kam kërkuar vetëm një gjë që duhet të flasim vetëm me një zë. Për të cilat do t’i kemi pikat dhe të cilat si Kosovë do t’i plotësojmë. Më 8 janar Ekipi Negociator është ftuar në Bruksel, që të informojmë për përgatitjet e platformës”, tha Ahmeti.

E sa i përket dy partive opozitare LDK dhe LVV, ai tha se këto dy parti i kanë vendet në ekip.

Ai tha se edhe nëse nuk marrin pjesë në këto takime, Ekipi Negociator do të kujdeset që pas çdo takimi të ju dërgojnë letër LDK-së dh LVV-së, për t’i informuar për procesin.

“Ata i kanë vendet. Nëse nuk marrin pjesë ne do t’i informojmë rreth procesit, pavarësisht janë apo jo të përfshirë në proces”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se përkrah çdo fjalë që u tha në konferencën për media.

“I përkrahim ato që u thanë”, tha shkurt Haradinaj.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se që nga dita e nesërme do të njoftohen vendet anëtare të QUINT-it dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të gjithë procesin.

“Takimet do t’i kemi bashkarisht. Qysh nesër do të ftojmë vendet anëtare të Quintit dhe përfaqësues të BE-së që t’i njoftojmë për proceset e vendit tonë. Po e them është proces i lirisë, sovranitetit, territoreve, i njohjes nga ana e Serbisë, si dhe fitimi i ulëses në OKB”, tha ndër të tjera Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Kalo në kategori