LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Shënjestra-Fortesa”, dëshmon Gjorgji Lazarevski

Rasti “Shënjestra-Fortesa”, dëshmon Gjorgji Lazarevski

Me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit Gjorgji Lazarevski duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, në të cilën akuzohen ish-drejtori i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujevski dhe kolegu i tij, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, gjatë periudhës 2008-2015, janë përgjuar në mënyrë të paligjshme 4.286 numra telefoni, për të cilët nuk është lëshuar urdhër nga gjykata. Përgjimet janë bërë para se të lëshohet urdhër nga  gjykata dhe kanë vazhduar edhe pas mbarimit të afati të përcaktuar nga gjykata për 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefoni. Të përgjuar kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë.

Seancë e re do të zhvillohet edhe për rastin “Shuplakat” në të cilën i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori