LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit

Në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti është në fazën e procedurës së dëshmive dhe duhet të vazhdojë me dëshmitë e reja plotësuese të propozuar nga pala mbrojtëse.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017, akuzohen gjithsej 33 persona, nga të cilët 31 prej tyre akuzohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Më herët, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sashko Markovski, procedura për të ishte ndarë./Telegrafi/