Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar në një takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, në mënyrë që të koordinohen bashkërisht për dialogun Kosovë-Serbi.
Takimi është thirrur për të mërkurën në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Një ditë para këtij takimi, Veseli, në një intervistë të shkurtër për Kosovapress, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me dialogun me Serbinë dhe, sipas tij, kjo është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, institucioneve dhe qytetarëve.
Në të kundërtën, ka shtuar ai, çdo devijim nga përpjekja për unitet është në dëm të Kosovës. Të tillë ai e sheh thirrjen edhe të një seance tjetër për dialogun nga LDK dhe VV, ndërkohë që një ftesë për takim që i shërben konsensusit edhe më të madh lidhur me këtë çështje ishte bërë paraprakisht prej tij.
“Në këtë fazë, ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, me ligjërime partiake, me pretendime për të dalë moralisht triumfues. Prandaj, konsideroj se edhe një seancë tjetër për dialogun, sepse kjo s’është e para, e ftuar nga opozita, është në funksion të komplikimit të mëtejmë të thirrjes për unitet. Në vend se të diskutojmë bashkërisht për Kosovën, ne po ftohemi që të diskutojmë për njëri-tjetrin. Kjo është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes në raport me shtetin e Kosovës. Kjo logjikë i bën dëm momentit në të cilin gjendemi”, ka thënë Veseli.
KP: Ju keni ftuar një takim të përbashkët me krerët e institucioneve dhe partitë opozitare për të unifikuar edhe më tutje qasjen ndaj dialogut me Serbinë. Megjithatë, LDK dhe Vetëvendosje kanë refuzuar ftesën. Si e vlerësoni situatën e krijuar dhe cili është mesazhi juaj me këtë rast?
Veseli: Ne jemi në një periudhë të rëndësishme politike dhe kjo është më se e qartë. Ka një intensifikim përpjekjesh për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë, nga e cila tashmë është evidente se ne presim asgjë më pak sesa njohjen nga Serbia, anëtarësimin në OKB, si dhe rrugën e qartë të integrimit në NATO dhe BE.
Para këtyre zhvillimeve, është obligim primar yni, si përfaqësues politikë të qytetarëve, që të jemi në kulmin e ndërgjegjësimit politik e institucional dhe të kemi një qasje racionale ndaj procesit të Dialogut.
Ne duhet t’i lexojmë me kujdes edhe mesazhet e partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që ftojnë për unitet politik, në mënyrë që secili hap i procesit të dialogut të jetë i koordinuar dhe në funksion të arritjes së marrëveshjes që përmbush pritjet tona të drejta.
Për këtë arsye, kam kërkuar që i gjithë spektri politik të bashkohet para kësaj përgjegjësie, në mënyrë që të këshillohemi dhe të unifikojmë qëndrimet tona, për t’ia lehtësuar punën edhe Ekipit Negociator edhe Qeverisë e Presidentit, që mënyrë që Kosova ta ketë një perspektivë unike në fazën finale të Dialogut.
Vlerësoj se pas pavarësisë së vendit, nuk kemi pasur ndonjëherë një rast më të ndjeshëm sesa dialogu, për të cilin na duhet unitet nacional. Prandaj, vazhdimisht, tash e sa muaj, kam ftuar gjithë spektrin politik për arritjen e konsensusit nacional. Edhe sot i qëndroj prapa idesë për një angazhim të përbashkët, që është i nevojshëm në këtë fazë të rëndësishme nëpër të cilën po kalon vendi.
Refuzimi për të qenë pjesë e takimeve të tilla nga ana e LDK-së dhe Vetëvendosje është për keqardhje. Është shenjë e degradimit të ndërgjegjes politike të këtyre dy partive opozitare. Në rrethana kur kërkohet një qëndrim politik unitar, nuk ka klasifikime të tilla si pozitë dhe opozitë. Pozita dhe opozita definohen nga temat e brendshme lidhur me mënyrën se si e shohim qeverisjen. Por, këtu nuk bëhet fjalë për qeverisjen dhe nuancat e saj. Këtu bëhet fjalë për një qëndrim politik mbi atë se si e shohim ne dhe çfarë presim nga marrëveshja finale me Serbinë. Prandaj, mendoj se kjo sjellje është e papërgjegjshme dhe është dëm i madh që i bëhet vendit dhe shoqërisë sonë në këtë periudhë të rëndësishme.
KP: LDK dhe Vetëvendosje kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Dialogun, pikërisht në ditën dhe orën kur pritet të mbahet takimi i ftuar nga ju . Çfarë prisni nga kjo seancë?
Veseli: Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me Dialogun me Serbinë dhe kjo është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, institucioneve tona dhe qytetarëve tanë. Çdo devijim nga kjo, është përpjekje për të zhvendosur një temë të jashtme që kërkon unitet në një temë të brendshme ndërpartiake, gjë që është e pandërgjegjshme dhe e papranueshme.
Në këtë fazë, ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, me ligjërime partiake, me pretendime për të dalë moralisht triumfues. Prandaj, mendoj se edhe një seancë tjetër për Dialogun, sepse kjo s’është e para, e ftuar nga opozita, është në funksion të komplikimit të mëtejmë të thirrjes për unitet.
Në vend se të diskutojmë bashkërisht për Kosovën, ne po ftohemi që të diskutojmë për njëri-tjetrin. Kjo është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes në raport me shtetin e Kosovës.
Kjo logjikë i bën dëm momentit në të cilin gjendemi
Është e qartë se edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, e së fundi kjo u konfirmua edhe nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkojnë nga ne unitet në raport me Dialogun.
Prandaj, çdo devijim nga përpjekja për unitet është në dëm të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A