LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë qytetet e tjera në Kosovë që tejkalojnë vlerat e lejueshme të ndotjes së ajrit? (Video)

Cilat janë qytetet e tjera në Kosovë që tejkalojnë vlerat e lejueshme të ndotjes së ajrit? (Video)

Letafete Latifi, drejtore e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se përveç Prishtinës, edhe në qytetet tjera të Kosovës ka tejkalime të vlerave të lejueshme të ndotjes së ajrit.

Latifi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu tha se tejkalime të vlerave të lejueshme këtë vit ka edhe në Drenas, Han të Elezit, Gjilan.

Ajo bëri të ditur se këtë vit tejkalime të vlerave të lejuara të cilësisë së ajrit në Han të Elezit ka pasur për shkak të punimeve në autostradë.


Ajo tha se IHK obligim ligjor e ka monitorimin e cilësisë së ajrit dhe informimin për gjendjen.

“Në këtë aspekt ne nuk kemi nejt duarkryq. Monitorimi i ajrit me sistem automatik ka filluar në 2009 dhe vazhdimisht kemi informuar”, tha ajo.

Sipas saj, që nga 2012-ta kur ka dal raporti i parë për gjendjen nga periudha 2010-2012 vazhdimisht monitorojnë dhe njoftojnë publikun.

“Fillimisht kemi pasur dy tri stacione, tashmë kemi 11. Janë rrit investimet në mirëmbajtje dhe servisimin e stacioneve monitoruese”, tha Latifi.

Sipas drejtoreshës së IHK-së, stacionet janë funksionale dhe raportimet janë në kohë reale.

Latifi theksoi se megjithëse raportimet janë në kohë reale, ende nuk është përpunuar ueb-sajti sa duhet për të qenë i kapshëm për publikun.

Ajo tha se për të përmirësuar cilësinë e ajrit veprimet duhet të jenë të ndërlidhura me të gjithë akterët.

“Duhet edhe ministritë tjera të marrin obligimet e tyre karshi mbrojtjes së cilësisë së ajrit. Rast konkret e kemi Ministrinë e Transportit, e cila duhet të ngrit kapacitet të saj në kontrollin e emisioneve nga automjetet”, tha ajo.

Ajo tha se megjithëse janë marrë masa, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta ketë prioritet cilësinë e ajrit.

“Plani i masave urgjente ka dalë për herë në parë 2016. Është dalë në Kuvend dhe është propozua një plan i masave.  Pastaj në 2017 është dalë Plani i veprimit nga qeveria e tanishme për masat afatshkurta dhe afatmesme… Masat që janë ndërmarr ose parashihen në planin e veprimit duhet të zbatohen nga akterët e ndryshëm”, tha ajo.

Latifi ka thënë se Instituti së bashku me Ministrisë e Mjedisit dhe institucionet tjera janë duke punuar ngushtë në përmirësimin e gjendjes së ajrit.

Sipas saj, rezultatet e masave të ndërmarra, siç është projekti i kogjenerimit pritet të shihen më vonë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori