LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare, Kina zvogëlon importin e sojës nga SHBA-ja

Lufta tregtare, Kina zvogëlon importin e sojës nga SHBA-ja

Importet kineze të sojës nga Shtetet e Bashkuara u zhytën në zero në nëntor, duke shënuar herën e parë që kur filloi lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, që Kina, blerësi më i madh i sojës në botë, nuk ka importuar furnizime amerikane.

Në vend të sojës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina ka mbështetur importet braziliane për të zëvendësuar ngarkesat nga SHBA-të, siç tregojnë të dhënat e doganave, të publikuara të hënën.

Kina solli 5.07 milionë ton sojë nga Brazili në nëntor, duke arritur më shumë se 80 për qind nga 2.76 milionë ton një vit më parë, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave në Pekin.


Ndërkohë, importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkuan në zero, nga 4.7 milionë ton në nëntor të 2017-ës, që kishin ardhur duke u ulur në 67,000 ton në tetor të këtij viti.

Blerjet kanë ardhur në rënie që kur Pekini vendosi një tarifë shtesë prej 25 përqind mbi importet e amerikane më 6 korrik, në përgjigje të tarifave të miratuara nga SHBA për mallrat kineze.

Pekini rifilloi blerjen e ngarkesave të SHBA më parë këtë muaj, pasi të dy vendet ranë dakord më 1 dhjetor për një armëpushim në luftën e tyre tregtare, por, tarifat e rënda për ngarkesat amerikane mbeten në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori