74 gra e fëmijë, viktima të dhunës në familje, këtë vit gjetën strehë në Strehimoren “Shtëpia e Sigurt”, në Gjakovë.
Sakibe Doli, nga kjo qendër, thotë se gratë që vendosen në strehimore, përveç strehimit e rehabilitimit, aftësohen edhe profesionalisht në zanate të ndryshme, me qëllim të pavarësimit e integrimit të tyre në shoqëri.
Kanë kaluar pesë muaj prej kur S. B. është larguar nga shtëpia e saj, për t’u vendosur në “Shtëpinë e Sigurt”, në Gjakovë.
37 vjeçarja, në kushte anonimiteti rrëfeu për Radio Kosovën se ishte dhuna e vazhdueshme ajo që e shtyu atë që të raportojë rastin në polici, e më pastaj të vendoset në strehimore, ku po ndihet e sigurt dhe po trajtohet mirë. Por, edhe përkundër kësaj, kjo nënë e një fëmije, tregon se planifikon të largohet nga vendi që iu bë strehë në ditët me të vështira.
S.B., me qëllim të pavarësimit të saj po ndjek edhe një kurs rrobaqepësie. Sakibe Doli nga Strehimorja “Shtëpia e Sigurt” tregon se për pavarësimin dhe riintegrimin e tyre, viktimave u ofrohen disa kurse.
“Ofrohet kursi i rrobaqepësisë, floktarisë e administrimi i zyrës. Pastaj, këtu në strehimore bëhet gatimi i brumërave dhe ëmbëlsirave. Kemi edhe një minifermë të bletarisë, ku prodhohet mjaltë dhe disa kremra nga produktet e mjaltës”, tha ajo.
Sipas Dolit, shumë nga viktimat e dhunës në familje që ishin strehuar në strehimore, janë larguar nga aty si të pavarura falë edhe kurseve që kanë ndjekur. Ajo tregon se kanë edhe një “marrëveshje” të pa shkruar me gratë gjakovare të cilat kanë nevojë për mirëmbajtëse të shtëpisë apo kujdestare, e kjo, sipas saj, po i ndihmon gratë shumë.
“Qytetarët i marrin gratë te ‘Shtëpia e Sigurt’, shkojnë i kryejnë punët dhe përsëri i kthejnë në strehimore. E kemi si kriter që të vije një grua t’i marrë gratë këtu dhe t’i kthejë me makinë këtu në strehimore. Kjo bëhet për të evituar rrezikun edhe për t’ia siguruar gruas disa të mira materiale, të cilat do t’i shërbejnë asaj kur del nga strehimorja për fazën e riintegrimit”, pohoi ajo.
Sipas Dolit, problemi më i madh për pavarësimin dhe ri-integrimin e grave në shoqëri është mungesa e përkrahjes financiare nga shteti. Përderisa shton se jo rrallëherë ua kanë paguar edhe qiranë grave që pas një kohe janë larguar nga strehimorja “Shtëpia e Sigurt”, ajo kërkon nga shteti mbështetje financiare për gratë viktima të dhunës në familje. /Rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze