Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se do të trajtojnë me legjitimitet kërkesën e Partisë Socialdemokrate (PSD) për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që projektligji për dialogun ndërhyn në kompetencat e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me procesin në Bruksel.
Sipas kreut të ekzekutivit, të gjitha temat e propozuara nga PSD-ja, kanë legjitimitet dhe në këtë mënyrë edhe do të trajtohen, përfshirë edhe atë për shkarkimin e të parit të MPBZHR-së.
“Çështja e ministrit Rikalo është njëra prej tyre, dhe kërkesa e ka legjitimitetin e vet dhe si e tillë do të trajtohet, me legjitimitet, me seriozitet. Për data e për këto mos më detyroni me fol, por është kërkesë legjitime”, tha Haradinaj.
Në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë ku u miratua projektligji për dialogun, Haradinaj tha se ky projektligj nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje, duke shtuar se është ai që është diskutuar në kuadër të rezolutës.
Ai ka përjashtuar edhe mundësinë se ky projektligj ndërhyn në kompetencat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.
“Për besë nuk mundem me e definuar këtë, sponsorizuesit e ligjit e kanë menduar këtë si kornizim. Këto janë korniza ligjore të angazhimeve të delegacionit, por nuk ndërhynë në kompetenca të presidentit. Nuk është i këtillë, por vetëm i jep bazë ligjore funksionimit të delegacionit”, tha ai.
Sa i përket deklaratës të presidentit Thaçi se do të kërkojë nga Qeveria që t’u rriten pagat të gjithë ushtarëve, në mënyrë që ata të kenë jetë të dinjitetshme, Haradinaj u shpreh se e mirëpret një gjë të tillë.
“E mirëpresim kurdo që vjen propozimi konkret, ne jemi në gjendje me e shqyrtuar”, tha ai.
Me këtë rast, Haradinaj është pyetur edhe për peticionin për bashkimin e Mitrovicës, ku e ka quajtur të pakuptimtë pritja për bashkimin e saj.
“Për Mitrovicë nuk kemi pas nevojë me e nda që me e bashku tash prapë. Po më duket jo serioze ajo që po ndodhë atje. Ne të njëjtit njerëz jemi. Nuk është dashtë me e nda atëherë që me e bashkuar tash. Nën 1, ajo është ndarë. Tash me prit që e bashkojmë me të njëjtit, po më duket pak e pakuptimtë”, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe për seancën e thirrur për të mërkurën. Sipas tij, është legjitime që opozita të kërkojë seancë, porse pati disa fjalë për LDK-në dhe Vetëvendosjen.
Ai ka përsëritur se kjo e fundit edhe ashtu ka mbajtur një qëndrim ndryshe, pa u përfshirë në çështje të rëndësishme, ndërsa u shpreh se është e çuditshme se si është vetëpërjashtuar LDK-ja.
Krejt në fund, i pari i Qeverisë foli edhe për problemet me rrymë.
Ai kërkoi nga KEDS që të ketë kujdes me ‘sjelljen’ e tyre.
“Me energji është një problem i madh në Kosovë. Ka një luftë. KEDS-i ka nevojë ta furnizojë Kosovën veç me energji të Kosovës, por ne prodhojmë energji, rreth 800 vatë. Më shumë konsumojmë brenda një dite. Pjesa që blihet është më e shtrenjtë. Ata duhet të bëjnë kujdes me këtë sjellje. Do të vijë dita që na duhet të ballafaqohemi me këtë sjellje”, u shpreh ai.
Haradinaj tha se kapacitetet e Kosovës janë në maksimum, porse duhet pasur parasysh se është stina e dimrit dhe se nuk duhet të ketë probleme të tilla me energji elektrike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A