Për katër vite, 70 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë pasaporta bullgare
“Qytetarët e Maqedonisë kanë qenë “të privilegjuar” për marrjen e pasaportave bullgare”.
Kjo ka dalë nga dëshmia për televizionin bullgar kombëtar BTV, i një personi i cili nga afër ka qenë i njohur me “procedurën korruptive” në Agjencinë bullgare jashtë vendit, skandal i cili ka dridhur Bullgarinë dhe ka shkaktuar arrestim të drejtorit të Agjencisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas dëshmitarit, me kandidatët për pasaporta bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët ju kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë për pasaportë bullgare kanë paguar deri një mijë euro, ndërsa ata të Kosovës deri pesë mijë euro.
“Më lehtë mund të bëhesh bullgar nëse hap ndërmarrje dhe punëson 10 punëtor. Mbi bazë të aktiviteteve të tregtisë merret status i qëndrimit të përhershëm. Mënyra e dytë është kur shtetasit e huaj të vendeve jashtë BE-së posedojnë firma dhe nxjerrin dokumente për hapjen e selisë tregtare në Bullgari. Kurse varianti i tretë, që është përdorur më shpesh ditëve të fundit është të nxirret dokument për prejardhje bullgare”, ka thënë dëshmitari.
Sipas tij, ndërmjetësuesit kanë siguruar adresa të rrejshme për kërkuesit e pasaportave bullgare.
Ndryshe, në Bullgari hetimet e deritanishme kanë çuar në paraburgimin e tre personave nga Agjencia shtetërore bullgare jashtë vendit, ndërsa pas skandalit katër persona janë arrestuar edhe në Serbi, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve për marrje të pasaportës bullgare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thonë se nuk kanë marrë kërkesë nga ana e Bullgarisë që të kyçen në hetimet për këtë problem, ndërsa thonë se do të veprojnë menjëherë nëse një gjë e tillë kërkohet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova