Presidenti serb dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se “ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin, edhe sa i përket çështjes së Kosovës, kjo nuk do të jetë e mundur, kushdo që të jetë në pushtet”.
“Sot, nëse pyes anëtarët dhe funksionarët tuaj, se cila është zgjidhja, cili është kompromisi me të cilin do të ishin të kënaqur, nga asnjëri prej tyre nuk do të marr përgjigje. Ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin”, tha Vuçiq, duke folur në Kongresin 10-të të Partisë Socialiste (SPS), të Ivica Daçiqit, përcjell Telegrafi.
Siç raporton Tanjugu, Vuçiqi ka thënë se i është mirënjohës SPS për punën e përbashkët me SNS që pozicioni i Serbisë të jetë pak më i fortë, që të mund të luftojnë për të fituar më shumë për popullin serb në Kosovë.
Vuçiq thotë se “kur Ivica Daçiq filloi bisedimet me shqiptarët, nuk kemi pasur asgjë”.
“Lërini tregimet e shumë prej tuajve dhe tanëve se gjithçka ishte e jona. Asgjë nuk ishte e jona. Ata kanë vënë kufirin midis Serbisë qendrore dhe Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak. Të gjitha ua dhanë atyre. Ua dhanë verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 se shpallja e pavarësisë [Kosovës] nuk ishte akt ilegal. Ky është turpi më i madh që ia kemi bërë vetës. Dhe sot është e vetmja gjë që për të cilën ekspertët tanë po përpiqen të bëjnë diçka dhe nuk mund ta mbrojmë atë”, tha Vuçiq.
Për të gjitha këto, Vuçiq thotë se “mund të ‘falënderojmë’ disa tipa të papërgjegjshëm në politikë”.
“Pyesni Daçiqin çfarë i thanë derisa ata ishin në koalicion – ‘e falënderojmë Zotin që e hoqëm qafe këtë’. Për asgjë nuk kanë menduar, kurse tani janë në gjendje të na predikojnë. Ndërsa tani situata është shumë më e vështirë. Ne, megjithatë, ne nuk kemi asnjë problem për të kryer punë të rënda”, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve