LAJMI I FUNDIT:

“Beteja” treminutëshe për jetë a vdekje, gjarpri gëlltit bretkosën (Video, +18)

“Beteja” treminutëshe për jetë a vdekje, gjarpri gëlltit bretkosën (Video, +18)

Një video amatore e publikuar në internet shfaq momentin kur një bretkosë humb betejën treminutëshe kundër gjarprit, që në fund e gëlltit të tërën.

Videoja është filmuar në trotuar të një qyteti, ku në prapavijë dëgjohet muzikë dhe zërat e kalimtarëve të rastit, transmeton Telegrafi.


Gjatë tre minutave betejë bretkosa bën gjithçka që t’i shpëtojë dhëmbëve të mprehtë të gjarprit, që fillimisht ia kishte kafshuar njërën këmbë dhe nga dëshira e madhe për të mbijetuar bretkosa luftoi deri në momentin e fundit.

Por, në fund fitimtar doli gjarpri që me sa duket ishte shumë i uritur dhe i vendosur për ta gëlltitur. /Telegrafi/