LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Talir”: Çingarovska pranoi fajin dhe mori dënim me kusht

Rasti “Talir”: Çingarovska pranoi fajin dhe mori dënim me kusht

Elizabeta Çingarovska nga OBRM-PDUKM e pranoi fajin në rastin “Talir” dhe ra në ujdi me Prokurorinë Speciale Publike. Gjykata sot e dënoi me dy vite dënim me kusht, ndërsa gjatë 5 viteve të ardhshme ajo nuk duhet ta përsërisë veprën penale.

“Çingarovska ishte e akuzuara e fundit për rastin dhe ajo nuk e ka ditur nga ku burojnë paratë që kanë hyrë nv parti. Nga këto arsye ajo e pranoi fajin dhe ra në ujti me Prokurorinë Speciale Publike”, konfirmoi për “Makfaks”, avokati i saj Dejan Pavllovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çingarovska ishte e akuzuar në rastin “Talir” për larje të parave. Në të njëjtin rast, për herë të parë edhe OBRM-PDUKM si person juridik është e akuzuar për financim ilegal të partisë.


Në këtë rast, i akuzuari i parë është Nikolla Gruevski, më pastaj vjen Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimoski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska që e pranoi fajin./Telegrafi/