Zyrtarët e lartë në BMW, pranojnë se dallimi mes modeleve të reja nuk është aq i madh
Kohë më parë, dallimi mes modeleve BMW ishte shumë i madh, transmeton Telegrafi. Varësisht nga dëshira, blerësi ka zgjedhur sektorin e sallonit të automobilizmit për të zgjedhur makinë të vogël, me madhësi të mesme apo të madhe dhe luksoze. Ndarja mes 3 Series, 5 Series dhe 7 Series ishte e konsiderueshme.
Gjatë ditëve të sotme, modelete thuajse janë shkrirë mes vehte dhe përfshihen në kategori të përgjithshme si Sport Activity Vehicles, modelet Gran Turismo, Sports Activity Coupes, Grand Coupes dhe të tjera.
Duke folur për AutoGuide, shefi i prodhimit dhe planifikimit në BMW, Ralph Mahler ka pranuar se modelet e reja kanë ngjashmëri të madhe.
“Ngjajnë shumë, por nuk janë të njëjta. Klientët janë ankuar se modelet e reja, janë gjithnjë e më të pakuptueshme, por jo se edhe i kanë ngatërruar”, ka thënë Mahler.
Sedani 3 Series dhe 4 Series Gran Cope, në shikim të parë duket se ngjajnë shumë, por nëse merren për një xhiro mund të vërehet diferenca.
Derisa sedani nuk ka shumë ndryshim nga makinat e prodhuara më parë, modeli Gran Coupe është më sportiv dhe me dinamikë shumë më të lartë.
Gjithnjë sipas Mahler, të gjitha modelet që do të prodhohen në të ardhmen, do të ketë dallime të lehta, por se do plotësojnë kërkesat e secilit blerës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Çfarë do të mund të ndryshonte “Uber” në Shqipëri e Kosovë?
Mansory modifikon Rolls-Roce Spectre
Volvo fillon të rimëkëmbet – shitjet e kompanisë në maj u rritën me 31 për qind
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur