LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqen katër anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Prizren

Dorëhiqen katër anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Prizren

Gjatë kohës kur dega e PDK-së në Prizren është duke ju nënshtruar procesit të plotë zgjedhor, është krijuar pakënaqësi të cila kanë rezultuar me dorëheqje të anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie.

Në një njoftim dërguar organeve më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarët e kryesisë së degës së kësaj partie në Prizren, Naser Berisha, Shukri Quni, Sherif Krasniqi dhe Hajrim Çengaj, bëjnë të ditur se japin dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet partiake, me arsyetimin se janë të pakënaqur me gjendjen aktuale në degën e këtij subjekti politik në Prizren.

Telegrafi ka arritur të sigurojë letrën e dorëheqjes të katër anëtarëve të Kryesisë së PDK-së.


Në arsyetimin e dhënë, të lartcekurit kanë shprehur pakënaqësi në menaxhimin e punëve dhe të mbarëvajtjes në përgjithësi të punëve brenda kornizës së degës së PDK-së në Prizren./Telegrafi