Festivali “Life Safety International” mbahet për herë të parë në Kosovë dhe është i vetmi në këtë format. Bërja e filmave me Smartphone është vetëm për ata që janë me të vërtetë kreativ dhe kanë një histori për të treguar, përmes krijimtarisë artistike, duke shkaktuar ndezjen e të menduarit për gjërat më të çmuara të njerëzve, pra jetën. Festivali synon të sjellë metoda të reja dhe më praktike për të menduarit kritik tek brezat e rinj përmes edukimit dhe filmit, duke krijuar mundësi për shprehjen e krijimtarisë së tyre. Pasi kjo ndjenjë të krijohet, do t’i inkurajojë ata të kenë një perceptim të ndryshëm se si ata ecin në rrugë dhe transformojnë rrëfimet e tyre të rrugës, por edhe në mjedise të tjera, me tema të ndryshme sociale në filma dhe i paraqesin ato në këtë Festival.
Festivali përqendrohet te të arriturat në zhvillimet tekniko-teknologjike të kohës përmes një qasje të re të trendëve globale që padyshim e kanë përfshirë edhe Kosovën. Me dashje ose pa dashje, ky zhvillim është në varësi të plotë me teknologjinë e telefonave të mençur, rrjedhimisht bërjes të filmit edhe përmes këtyre telefonave. Secili njeri ka diçka për të treguar, një përvojë personale apo familjare, shoqërore, shtetërore, apo globale dhe mënyra më e lehtë dhe më e kuptueshme për të rrëfyer përjetimin apo tregimin e tij/saj është përmes telefonit të mençur. Kamerat e instaluara dhe softuerët (aplikacionet) te këta telefona janë pajisje mjaftë praktike dhe jo shumë të kushtueshme. Duke shfrytëzuar krijimtarinë artistike si mënyrën më të civilizuar për ringjalljen e ndërgjegjes qytetare për sigurinë e jetës, konsiderojmë se kështu krijojmë një urë më miqësore dhe një komunikim më të relaksuar në mes njerëzve në funksion të ruajtës të mirëqenies dhe sigurisë të jetës tonë.
Të gjithë filmat që do të prezantohen në festival duhet realizuar vetëm me Smartfonë dhe Aplikimin duhet ta bëjnë Online në www.lifesafetyfest.com. Aplikimi eshte pa pagesë. Data e fundit për aplikim është 12 Janar, 2019 ndërsa Festivali mbahet më 24-27 Janar, 2019 në Prishtinë.
Kanë aplikuar mbi 50 Shtete nga e gjithë Bota me rreth 349 filma në kategori të ndryshme,kjo është me rëndësi të ceket se për një javë sa është shpallur zyrtarisht Aplikimi për Festival kemi një interesim të jashtzakonshëm. Madje kemi shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Juria e Festivalit përbëhet nga:
Ismet SIJARINA (Regjisor dhe Skenarist) President i Jurisë,
More RAÇA Anëtare e Jurisë (Regjisore dhe Skenariste)
Severio Pesapane Anëtar i Jurisë (Skenarist dhe Producent
KARAKTERI GARUES I FESTIVALIT
Kategoritë:
1) Programi i Konkurrencës “Mobile Short Film” 1 deri 29 min
2) Programi i Konkurrencës “Mobile Documentary Film” 5 deri 29 min
3) Programi i Konkurrencës “VLog Documentary Film” 3 deri 22 min
4) Programi i Konkurrencës “Diaspora Mobile Success Story” 3 deri 29 min
Programi i Konkurrencës “Diaspora Mobile Success Story”
Në këtë kategori të Festivalit, ne paraqesim vlerat tona njerëzore të përhapura anembanë botës, qoftë si individ, qoftë si një organizatë kulturore apo biznesi. Diaspora shqiptare është shumë e rëndësishme, ajo ka kontribuar, për të mbajtur gjallë vendin e tyre Amë, duke ndihmuar familjet e tyre dhe më gjerë për të siguruar një mënyrë jetese të shkëlqyer.
Është koha për të paraqitur diasporën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme përmes Festivalit të Filmit dhe përmes telefonave celularë që kanë avancuar në cilësinë e kamerës dhe secili që duhet të tregojë një histori suksesi nga diaspora tani është shumë e lehtë përmes telefonit celular. Ne si Festival, përveç për të treguar këto Tregime Suksesi në Festival, Ne gjithashtu do të shpërndajmë në Platformën tona Dixhitale e cila do te jete një databazë Globale dhe një pikë reference e takimit Virtual te Diaspores tone te sukseshme dhe ne te njejten kohe do te mund te krijojnë lidhje bashkëpunimi si dhe ne Televizionin Kombëtar do te shfaqen disa prej Storjeve me te suksesshme në mënyrë që audienca më e gjerë të ketë mundësinë të njohë sukseset e Diasporës sonë.
Festivali do të promovojë fushata të ndryshme çdo vit, në këtë edicion të parë, përqenderimi është në fushatën e ‘’Sigurisë së Jetës në Trafik’’.
Organizimi i këtij Festivali do të bëhet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS e cila tash e dhjetë vite është adresa kryesore në vend sa i përket shumë aktiviteteve mbi sigurinë rrugore (www.amrks.org). Tashmë kemi konfirmimet për pjesëmarrje të organizatave të fuqishme ndërkombëtare, si: European Transport Safety Council-ETSC, International Road Union-IRU Academy, European Road Assessment Programme-EuroRAP, International Road Federation-IRF, European Federation of Road Traffic Victims-FEVR, 3-Star Coalition, Global Alliance of NGOs for Road Safety, Connect South East Europe, etj. Ky Festival në planin organizativ janë një bashkëpunim i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Institutit të Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, si edhe të Forumit të Kosovës për Sigurinë në Rrugë.
Vetëm brenda këtij viti 2018 kemi mbi 110 qytetarë të cilët kanë humbur jetën dhe mijëra qytetarë të lënduar si pasojë e aksidenteve të shumta në trafikun rrugor.
Ky numër kaq i lartë i vdekjeve në trafik na shtyri edhe neve që përveç formave tradicionale të vetëdijesimit të zgjerojmë aktivitetet tona edhe me veprime dhe masa tjera, me qëllimin më të mirë, që të kontribuojmë në përmirësimin e kësaj situate shqetësuese.
Festivali është themeluar me iniciativë nga Imer Veliu Mastër i Regjisë dhe nga Prof. Dr. Muhamed A. Krasniqi.
Ky është Edicioni i Parë i Festivalit dhe i vetmi në këtë format në vend dhe rajon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë ‘live’ hitet e vjetra së bashku
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit