LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për grabitjen në Drenas

Arrestohen dy persona për grabitjen në Drenas

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion policor në Drenas, ndërsa ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.

Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: A.N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.


Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy  lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar:  një pushkë e gjatë automatike, një revole, një çantë, disa rroba (kapuç, doreza etj), gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje.

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Lajme
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori