LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti dhe Dedaj bisedojnë për rajonin

Ali Ahmeti dhe Dedaj bisedojnë për rajonin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj.

Ahmeti uroi ambasadorin Dedaj për emërimin në krye të ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup duke shprehur dëshirat më të sinqerta për mbarësi dhe siguroi Dedajn për mbështetjen e tij personale dhe të BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe Dedaj diskutuan për ndryshimet kushtetuese, sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe në përgjithësi për gjendjen politike në vend dhe rajon.


Ahmeti përshëndeti themelimin e ushtrisë së Kosovës si një hap drejt arritjes së standardeve euroatlantike ndërsa bashkëbiseduesit konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe u zotuan për thellim dhe avancim të mëtejmë të bashkëpunimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori