LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami mposht Arsenalin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Cup

Tottenhami mposht Arsenalin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Cup
Heung-Min Son (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur fitoi në Emirates ndaj Arsenalit me rezultat 0-2 në kuadër të çerekfinales së EFL Cup.

Ishte një lojë me raste nga të dy anët, por në fund fituan Spurs që u treguan konkret para portës kundërshtare.


Të parët që rrezikuan ishin vendasit me anë të Aaron Ramsey (8′) dhe Henrikh Mkhitaryan (12′), ndërsa goli i parë në takim erdhi nga Heung-Min Son në minutën e 20-të.

Granit Xhaka në duel me Ben Davies (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi për rastin e Chrisian Eriksen (55′), ndërsa goli erdhi pesë minuta më vonë nga Dele Alli.

Eriksen (83′) kishte një tjetër rast, por Petr Cech bëri në pritje të mirë.

Spurs duke festuar golin e Dele Allit (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Pas këtij triumfi Spurs vazhdojnë në gjysmëfinale, ku kundërshtarin do të mësojnë me anë të shorit.

Në fazën tjetër janë kualifikuar edhe Manchester City, Burtoni dhe Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori