LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj flet për takimin e ekipit negociator, ftesë opozitës për përfshirje (Video)

Hoxhaj flet për takimin e ekipit negociator, ftesë opozitës për përfshirje (Video)

Zëvendës kryeministri, njëherësh anëtari i ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin, Muhamet Hajrullahu ka folur për takimin e parë që ka mbajtur sot ekipi negociator me dyer të mbyllura në Kuvendin e Kosovës.

Hoxhaj tha se takimi i parë ka qenë me karakter konstituiv, si dhe në një frymë të mirë.

Ai tregoi se në takim kanë biseduar për projektin ligjin e dialogut, për hartimin  e një platforme të përbashkët,  si dhe të rregullores për punën e këtij delegacioni.


“Ka qenë takimi i parë me karakter konstituiv, i cili ka qenë i mirë. Dita  e sotme është fuqizim i Kosovës dhe i të gjitha subjekteve që ishin në këtë takim. Mendoj që do ta kemi një pozicion shtetëror dhe të vetëm me një platformë. Duhet të marrim ide dhe sugjerime të ndryshme”, theksoi Hoxhaj.

Ai po ashtu foli edhe për rëndësinë e përfshirjes në ekipin negociator edhe të partive opozitare siç janë LDK-ja dhe VV-ja.

“Do të ishte në interes të vendit që çdo subjekt politik të ishin pjesë e dialogut. Por secilit i takon të deklarohet. do të ketë mbështetje ….Bashkësia ndërkombëtare nuk ka kohë pa fund për Kosovën”, ka thënë ai.

Hoxhaj tha se dialogu e ka një mbështetje solide në Kuvendin e Kosovës si dhe ftesa për përfshirje të partive opozitare është ende e hapur.

“Sa më të fortë të jemi në dialog aq më të fortë do të dalim në raport me Serbinë. Ftesa është e hapur, nëse VV dhe LDK do të dëshirojnë të bëhen pjesë  e dialogut”, ka thënë ndër të tjera, zëvendës kryeministri, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori