Republika e Shqipërisë, ka publikuar informacion të ndjeshëm rreth shërbimit të saj sekret, duke bërë publike mijëra pagesa të kryera nga agjenci të spiunimit.
Me këtë rast janë zbuluar identitetet e personave të brendshëm dhe atyre të huaj, numrat e regjistrimit të veturave të zyrtarëve të inteligjencës dhe detaje tjera, të gjitha të publikuara në ueb faqe online.
Në hulumtimin e publikuar nga një grup hulumtuesish me bazë në Britani, Bellingcat ka zbuluar se si ka ndodhur rrjedhja e informacionit. Njëkohësisht është përmendur edhe paaftësia e autoriteteve shqiptare për t’i larguar ato të dhëna nga faqjet në internet, pavarësisht pse për këtë rrjedhje informacionesh janë njoftuar vazhdimisht.
Ajo çfarë ka ndodhur, ka qenë shumë e thjeshtë, shkruan Bellingcat.
Në përpjekje për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin, Ministria shqiptare për Ekonomi dhe Financa ka publikuar pothuajse në baza ditore raporte të pagesave për të gjitha institucionet qeveritare.
Dokumentet janë të ndara sipas institucioneve: Kryeministri, Presidencë dhe gjykata të këtij shteti.
Por, kjo nuk është e gjitha, thuhet në hulumtim, duke tërhequr vërejtjen se janë publikuar edhe dokumentet e Shërbimit Informativ Shtetëror, i njohur si SHISH.
Mes tjerash në këto publikime gjenden informacione të ndryshme për operacionet e agjentëve të brendshëm dhe atyre të huaj.
Në këto rrjedhje të informacioneve janë publikuara emra, pozita, numra të identiteteve – të paktën të tetë zyrtarëve të huaj që punojnë për Shërbimin Informativ Shtetëror, dy prej të cilëve kanë pozita në NATO, në Belgjikë.
Përveç tjerash, në dokumentet e publikuara ka detaje edhe për zyrtarë tjerë të inteligjencës që lidhen me Kosovën, Greqinë, Maqedoninë dhe Italinë.
Në raportin e Bellingcat tregohet edhe se si në dokumente gjendet një numër i madh i tabelave të regjistrimit të veturave, që shfrytëzohen nga zyrtarë të inteligjencës shqiptare.
Një burim qeveritar, i cili ka kërkuar të mos identifikohet, citohet nga Bellingcat të ketë thënë se informatorët janë paguar me para të gatshme.
Informacionet duket se janë përditësuar në baza ditore, pasi ministria ka publikuar vazhdimisht të dhëna online.
Në listën e pagesave janë përfshirë dhjetëra udhëtime në shtetet tjera, duke përmendur edhe vendin se ku kanë udhëtuar agjentët e SHISH-it.
Pasi për këto të dhëna është raportuar të media të ndryshme, fillimisht në median britanike, The Independent, Shërbimi Informativ i Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë zotuar për të hequr nga faqja këto informacione, ashtu që personat tjerë të mos kenë qasje në të.
Megjithatë, brenda një periudhe të shkurtër, SHISH ka publikuar një deklaratë në të cilën ka thënë se “lajmet për rrjedhje të informacionit sekret nga SHISH nuk janë të vërteta”.
Ndërkohë ish-zyrtari i shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë ka thënë për Bellingcat se “paaftësia e (autoriteteve shqiptare) për të hequr të dhënat është pasojë e faktit se ato personalisht nuk ndjehen përgjegjës për këto rrjedhje të informacioneve. Kjo është arsyeja pse informacionet vazhdojnë të jenë online dhe me siguri do të vazhdojnë të jenë të tilla”.
Një zëdhënës në Ministrinë e Financave të Shqipërisë ka thënë se “SHISH është institucioni relevant që do të duhej të sqarojë këtë gjë”.
Një zëdhënës i SHISH-it nuk ka komentuar fillimisht për këtë çështje, ndonëse Bellingcat shkruan se ai ka përdorur llogarinë e tij në Facebook për të dhënë sqarime, por shumë shpejt e ka deaktivizuar profilin e tij.
Një tjetër zyrtar i SHISH-it po ashtu është kontaktuar përmes platformës WhatsApp, por nuk ka pranuar t’i përgjigjet grupit hulumtues Bellingcat.
Në kohën e shkrimit të këtij teksti, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar në internet të dhënat që janë përmendur nga Bellingcat. Të gjitha informacionet janë ende publike në internet. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3