LAJMI I FUNDIT:

Prostituta shqiptare edhe pse paragjykohet, mahniti italianen me gjestin e saj fisnik

Prostituta shqiptare edhe pse paragjykohet, mahniti italianen me gjestin e saj fisnik
Milanon katedraali. Kuva: Ventdusud / Shutterstock

Ato shpesh paragjykohen për shkak të jetës që bëjnë, teksa nata i gjen në rrugë në kërkim të klientëve me dëshirë, ose prej shfrytëzimit prej tutorëve, por rasti i një të reje shqiptare që prostituonte në Itali ka pushtuar faqet e para të të gjitha mediave.

Historia e 22-vjeçares nga Shqipëria ka nisur kur një 32 vjeçare italiane humbi portofolin e saj me 150 euro dhe dokumente në afërsi të një stacioni të karburantit “Binasco” në Milano.

Mëngjesin tjetër, ajo shkoi në polici për të ndjekur procedurën e ankesës, por çuditërisht u përball aty me një surprizë. Karabinierët në Binasco, i thanë se portofoli ishte dorëzuar aty nga një prostitutë 22 vjeçare shqiptare që praktikon në atë rrugë provinciale.


Përveç dokumenteve kishte të gjitha paratë dhe kjo do të ishte e mjaftueshme për ta kthyer historinë në një tregim të ngrohtë Krishtlindjesh.

Por historia nuk u mbyll me kaq, pasi 32 vjeçarja vendosi të shkojë e të falënderojë vajzën, e cila u largua duke thënë se ajo kishte bërë vetëm detyrën e saj. Madje, italiania shkoi dhe e takoi sërish vajzën 22 vjeçare për t’i dhënë një dhuratë për gjestin fisnik që bëri, transmeton gazeta Shqip.

Ndërkohë e reja shqiptare i ka thënë: “Unë nuk e kam zgjedhur për ta bërë këtë punë, jam e detyruar të qëndroj në rrugë. Kur pashë portofolin, e mora fshehur sepse pata frikë se mos më shikonte njeri dhe ma merrte e hidhte edhe dokumentet”. /Telegrafi/