Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit organizuan tryezë lidhur mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet jo cilësore, ku u tha se ligji për mbrojtjen e konsumatorit është i mirë por u kërkua të rritet numri i inspektorëve.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka përmendur disa aktivitete dhe urdhëresa për ndalimin e shitjes së duhanit për të mitur, ndalimin e lodrave kancerogjene, të cilat urdhëresa kanë pasur për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.
Duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, ai ka përsëritur se taksa do të vazhdojë të aplikohet ndaj Serbisë.
“Jemi duke bërë prekjeje për ta mbrojtur konsumatorin, ligji për mbrojtjen e konsumatorit është i mirë dhe garanton mbrojtjen e konsumatorit në plotni. E rëndësisë së veçantë është edhe mbështetja prodhuesve vendor për zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik”, tha Shala.
Sherif Fejzullahu nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit tha se ngritja e vetëdijes së konsumatorit për cilësi është prioritet i këtij Këshilli.
“Që nga 15 mars 2018, Këshilli ka organizuar disa aktivitete për mbrojtën e konsumatorëve nga produktet jo cilësore”, tha ai.
Valdet Gjinovci, kryeshef i AUV, ka thënë se kjo agjenci çdoherë punon për të garantuar një nivel të lartë të cilësisë së produkteve.
“Jemi të përkushtuar që përmes inspektimeve të largojmë nga tregu ato produkte të cilat nuk përmbajnë cilësinë e duhur dhe rrezikonin shëndetin e konsumatorëve”, ka thënë Gjinovci.
Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se mbrojtja e konsumatorëve është prioritet në strategjinë e klubit.
“Ka produkte cilësore në Kosovë, por duhet të rritet konkurrueshmëria. Ne kërkojmë nga ministria që të rrit numrin e inspektorëve për kontroll. Secili importues në Kosovë duhet të respekton kriteret ligjore”, ka thënë Panxha. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit